Sport

VIDEO/ Ngjarje surrealiste në Uells, lojtari arrestohet në fushë pa përfunduar ndeshja!

Momente befasuese kur një futbollist arrestohet në fushë pak minuta, pasi shënoi golin e fitores në një ndeshje të kategorisë së dytë të Uellsit.

10 Shtator 2024, 18:15 Nga DOSJA

VIDEO/ Ngjarje surrealiste në Uells, lojtari arrestohet në fushë

UELLS - Në një skenë të pabesueshme ka ndodhur në një ndeshje të kategorisë së dytë në Uells, ku një futbollist u arrestua nga policia pak minuta pasi shënoi golin e fitores për ekipin e tij!

Incidenti ndodhi gjatë një ndeshjeje në JD Cymru South, midis Baglan Dragons dhe Cwmbran Celtic. 31-vjeçari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, hyri në lojë si zëvendësues në pjesën e dytë me skuadrën e tij, pas 3-1.

Megjithatë, hyrja e tij ndryshoi në mënyrë drastike situatën. Lojtari krijoi dy gola dhe më pas shënoi edhe vetë gol, duke i dhënë fitoren skuadrës së tij.

Megjithatë, pak para përfundimit të ndeshjes, dy oficerë policie hynë në fushë dhe arrestuan 31-vjeçarin, para syve të habitur të shokëve të skuadrës dhe kundërshtarëve.

Siç u bë e ditur më vonë, lojtari u arrestua si i dyshuar për vjedhje, por u la i lirë pak më vonë pa u akuzuar. Ngjarja bëri bujë në rrjetet sociale, ku përdoruesit komentuan me humor skenën surrealiste.

Menaxheri i Cwmbran Celtic, Simon Berry, tha pas lojës: "Ai luajti shumë mirë për 20 minuta dhe më pas erdhi policia dhe e mori atë".

Policia e Uellsit të Jugut shpjegoi se lojtari ishte liruar pa akuza, por nuk dha detaje të mëtejshme rreth rastit tragji-komik.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll