Sport

I penduar për aksidentin, do të vuajë 30 muaj burg! Lojtari tërhiqet nga apelimi…

Rai Vloet, një sulmues i stërvitur te PSV, u përfshi në një aksident automobilistik, ku vrau një fëmijë katër vjeçar në 2021

10 Shtator 2024, 17:00 Nga DOSJA

I penduar për aksidentin, do të vuajë 30 muaj burg! Lojtari

HOLANDE - Sipas informacioneve të gazetës holandeze AD, apeli për rastin e futbollistit holandez, Rai Vloet, është tërhequr këtë të hënë dhe sulmuesi do të vuajë dënimin me 30 muaj burg.

Vloet, një lojtar i stërvitur në PSV, u dënua me 30 muaj burg në prill 2023, pasi ishte përgjegjës për një aksident rrugor që vrau një fëmijë 4-vjeçar. Aksidenti ndodhi në nëntor të vitit 2021, kur ai po luante për Heracles në Holandë.

AD kujton se u raportua, që futbollisti ishte me shpejtësi dhe gjithashtu nën efektin e alkoolit. Vloet madje e apeloi dënimin, diçka që prindërit e viktimës besojnë se vetëm e ndihmoi lojtarin të zgjaste karrierën e tij futbollistike.

Tani, ankesa është tërhequr dhe Rai Vloet do të vuajë dënimin. Pas aksidentit, sulmuesi u largua nga Heracles për të luajtur për Astana, nga Kazakistani. Gjashtë muaj më vonë, ende në vitin 2022, ai shkoi në Ural Yekaterinburg, në Rusi.

I penduar për aksidentin, do të vuajë 30 muaj burg! Lojtari

Ai luajti tre sezone në Rusi, klubi u rrëzua dhe kontrata e Vloet u ndërpre. Sipas AD, Vloet, i cili tani është 29 vjeç, po mendon t'i japë fund karrierës së tij në mënyrë, që të mund të vuajë dënimin normalisht.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll