Sport

FORMACIONI/ "Hoxha në vend të Laçit!" Sonte ndeshja kundër Gjeorgjisë, ja si do të rreshtohet Kombëtarja "kuqezi"

Për duelin e sotëm, trajneri Sylvinho ka kryer vetëm një zëvendësim në 11-shen e tij, duke hedhur në fushë Hoxhën në vend të Laçit.

10 Shtator 2024, 19:26 Nga M.B
FORMACIONI/ "Hoxha në vend të Laçit!" Sonte ndeshja
Foto ilustruese

TIRANA- Kombëtarja shqiptare e futbollit pret mbrëmjen e sotme Gjeorgjinë në takimin e dytë të Ligës së Kombeve, e vlefshme për Grupin B2, e cila zhvillohet në “Arenën Kombëtare”. Për duelin e sotëm, trajneri Sylvinho ka kryer vetëm një zëvendësim në 11-shen e tij, duke hedhur në fushë Hoxhën në vend të Laçit.

Në portë sërish vendoset Strakosha, ndërsa në krahët e mbrojtjes janë Hysaj e Mitaj, me qendrën që mbulohet nga Kumbulla e Ismajli.

Para mbrojtjes vendosen Kristjan Asllani e Ylber Ramadani, ndërsa Asani, Hoxha e Bajrami vendosen pas sulmuesit të vetëm, Rei Manaj.

1- Strakosha
2- Hysaj (C)
3- Ismajli
4- Kumbulla
5- Ramadani
6- Mario Mitaj
7- Hoxha
8- Asllani
9- Manaj
10- N. Bajrami
11- Asani

liga e kombeve

Sondazh

Poll