Aktualitet

Zjarri në zonën e ish-kombinatit të Metalurgjikut në Elbasan, shpallet në kërkim administratori i fabrikës së prodhimit të plastikës

Sipas policisë, po vijon puna për kapjen e 54-vjeçarit me inicialet. 

5 Shtator 2024, 11:47 Nga M.B
Zjarri në zonën e ish-kombinatit të Metalurgjikut në
Foto nga vendi i ngjarjes

ELBASAN- Administratori i fabrikës së prodhimit të plastikës në zonën e ish-kombinatit Metalurgjik në Elbasan, që u përfshi nga një zjarr masiv pasditen e djeshme, është shpallur në kërkim. Sipas policisë, po vijon puna për kapjen e 54-vjeçarit me inicialet. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi:

Komisariati i Policisë Elbasan referoi materialet në Prokurori dhe shpalli në kërkim shtetasin K. B., 54 vjeç, me detyrë administrator në një kompani për prodhimin e plastikës, pasi në fabrikën palstike, në fshatin Bradashesh, ka rënë zjarr dhe si pasojë e tymit të çliruar u shkaktua ndotje e ajrit.

Vijon puna për kapjen e shtetasit K. B. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

 

 

zjarri ne elbasan

Sondazh

Poll