5 Shtator 2024, 10:12
Nga M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
DURRËS- Një 25-vjeçar me inicialet E. B., mik i Esmerald Ballës, që dyshohet se ka vrarë babain e tij në Durrës, raportohet se është arrestuar. 25-vjeçari është vënë në pranga pasi dyshohet si bashkëpunonëtor në krim. Bëhet me dije se ai ka bashkëpunuar me të në transportimin me automjet të trupit të viktimës nga vendi i ngjarjes deri te vendi ku u gjet nga policia.
Gjithashtu mësohet se gjatë kontrollit në banesën e të riut, u gjet dhe u sekuestrua një shumë prej 145 000 lekësh. Ai akuzohet për veprat penale "Moskallëzim i krimit", "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës" dhe "Fshehja ose asgjësimi i kufomës".
Njoftimi:
Në vijim të veprimeve hetimore të pandërprera, lidhur me ngjarjen e ndodhur në fshatin Shënavlash, ku djali vrau me armë zjarri babain e tij dhe e deklaroi të larguar nga banesa, duke pretenduar se kishte humbur kontaktet me të, veprimet janë intensifikuar dhe si rezultat është bërë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i bashkëpuntorit të tij, shtetasit E. B., 25 vjeç, banues në Sektor Rinia, Durrës.
Ky shtetas, i cili kishte lidhje shoqërore me autorin E. B., dyshohet se ka bashkëpunuar me të në transportimin me automjet të trupit të viktimës nga vendi i ngjarjes deri te vendi ku u gjet nga policia. Gjatë kontrollit në banesën e E. B., u gjet dhe u sekuestrua një shumë prej 145 000 lekësh.
Për sa më sipër, ky shtetas u arrestua për veprat penale "Moskallëzim i krimit", "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës" dhe "Fshehja ose asgjësimi i kufomës". Vijojnë hetimet e thelluara për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
durres
Aktualitet
5 Shtator 2024, 10:05
M.B
Enver dhe Esmerald Balla
DURRËS- Lidhur me ngjarjen e rëndë të raportuar dje nga Durrësi ku Esmerald Balla kishte vrarë ...
Aktualitet
5 Shtator 2024, 10:02
M.B
Esmerald dhe Enver Balla
DURRËS- Esmerald Balla dyshohet se për vrasjen e babait bashkëpunoi me persona jashtë familjes. Paraprakisht d...
Aktualitet
5 Shtator 2024, 09:56
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
SARANDA- Dy persona u arrestuan në lidhje me veprimtarinë e trafikimit të lëndëve narkotike. Bë...
Aktualitet
5 Shtator 2024, 08:19
M.B
Nënë Tereza
TIRANA- Sot shënohen viti i tetë që nga shenjtërimi i Nënë Terezës. 5 shtatori, data kur Papa...
Aktualitet
5 Shtator 2024, 07:24
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Shqipëria mbetet një vend i zhurmshëm duke tejkaluar normat e Organizatës Botërore të Shëndetit....
Aktualitet
5 Shtator 2024, 07:13
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Vendi ynë ditën e enjte pritet të jetë në ndikim të masave ajrore relativisht të paqën...
Aktualitet
4 Shtator 2024, 22:18
E. D
pamje nga aksidenti
LUSHNJE- Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Lushnjë-Fier, ku nj&e...
Aktualitet
4 Shtator 2024, 21:30
E. D
pamje nga vendngjarja
DURRËS- Enver Balla, 62 vjeç është vrarë nga djali i tij, Esmerald Balla, 30 vjeç. Dyshohet se kon...
Aktualitet
4 Shtator 2024, 20:48
r.ll
enver balla
DURRËS- Ka reaguar lidhur me vdekjen e të atit, Blerina Balla vajza e vetme e të 62-vjeçarit, i cili u vra nga djali i ti...
Aktualitet
4 Shtator 2024, 19:24
E. D
DURRËS- Enver Balla, 62 vjeç është vrarë nga djali i tij, Esmerald Balla, 30 vjeç. Dyshohet se konflikti mes babait dhe djal...