Aktualitet

EMRI/ Ndihmoi në transportimin e trupit të viktimës drejt pusit, zbulohet identiteti i bashkëpunëtorit të Esmerald Ballës

Brahaj akuzohet për veprat penale "Moskallëzim i krimit", "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës" dhe "Fshehja ose asgjësimi i kufomës".

5 Shtator 2024, 11:03 Nga S.B
EMRI/ Ndihmoi në transportimin e trupit të viktimës drejt pusit,
Enver Balla

DURRËS- Identiteti i 25-vjeçarit i cili dyshohet si bashkëpunëtor në vrasjen e Enver Ballës nga i biri është zbardhur. Bëhet fjalë për Edison Brahaj 25 vjeç, i cili u arrestua ditën e sotme nga Policia.

Bëhet me dije se Esmerald Balla ka bashkëpunuar me Brahaj në transportimin me automjet të trupit të viktimës nga vendi i ngjarjes deri te vendi ku u gjet nga policia (pusi). Gjithashtu mësohet se gjatë kontrollit në banesën e të riut, u gjet dhe u sekuestrua një shumë prej 145 000 lekësh.

Brahaj akuzohet për veprat penale "Moskallëzim i krimit", "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës" dhe "Fshehja ose asgjësimi i kufomës".

Njoftimi i policisë:

Në vijim të veprimeve hetimore të pandërprera, lidhur me ngjarjen e ndodhur në fshatin Shënavlash, ku djali vrau me armë zjarri babain e tij dhe e deklaroi të larguar nga banesa, duke pretenduar se kishte humbur kontaktet me të, veprimet janë intensifikuar dhe si rezultat është bërë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i bashkëpuntorit të tij, shtetasit E. B., 25 vjeç, banues në Sektor Rinia, Durrës.

Ky shtetas, i cili kishte lidhje shoqërore me autorin E. B., dyshohet se ka bashkëpunuar me të në transportimin me automjet të trupit të viktimës nga vendi i ngjarjes deri te vendi ku u gjet nga policia. Gjatë kontrollit në banesën e E. B., u gjet dhe u sekuestrua një shumë prej 145 000 lekësh.

Për sa më sipër, ky shtetas u arrestua për veprat penale "Moskallëzim i krimit", "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës" dhe "Fshehja ose asgjësimi i kufomës". Vijojnë hetimet e thelluara për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

edison brahaj esmerald balla enver balla durres

Sondazh

Poll