Aktualitet

FOTO+EMRAT/ "Ishin në gjumë kur shkoi policia!" Tentuan të arratiseshin nga ferma e kanabisit me vlerë 770 mijë paund, arrestohen 2 shqiptarë në Britani

Pesë dhoma në katin e parë dhe tre dhoma në katin tjetër ishin të mbushura me kanabis të gjitha në faza të ndryshme të rritjes.

5 Shtator 2024, 11:17 Nga M.B
FOTO+EMRAT/ "Ishin në gjumë kur shkoi policia!" Tentuan
Arnold Uku dhe Anton Biba

BRITANI- Dy emigrantë shqiptarë në Britani u arrestuan teksa po përpiqeshin të arratiseshin nga dera e pasme kur policia bastisi një fermë kanabisi me bimë me vlerë më shumë se 700,000 paund brenda. Sipas mediave të hauaj, Anton Biba, 22-vjeç dhe Arnold Uku, 27-vjeç, ishin në gjumë kur policia ekzekutoi një urdhër droge në një pronë në Harleston.

Pesë dhoma në katin e parë dhe tre dhoma në katin tjetër ishin të mbushura me kanabis të gjitha në faza të ndryshme të rritjes. Dy të pandehurit rezultojnë se janë kopshtarë.

Ata kishin qëndruar në dy dhoma gjumi në njësi dhe ishin të dy në gjumë kur policia ekzekutoi urdhrin. Autoritetet e përshkruan fermën si një “strukturë profesionale” dhe “qartësisht një operacion i aftë për të rritur sasi industriale për përdorim komercial”.

pd

Sondazh

Poll