Aktualitet

Tentoi t'i grabisë me dhunë portofolin një 65-vjeçari, arrestohet i mituri në Shkodër

Ndërkohë vijon puna për zbardhjen e plotë dhe sqarimin e rrethanave të rastit.

5 Shtator 2024, 11:11 Nga M.B
Tentoi t'i grabisë me dhunë portofolin një
Foto ilustruese

SHKODRA- Një 17-vjeçar, i cili dyshohet se i ka vjedhur me dhunë portofolin një të moshuari është arrestuar në Shkodër. Mësohet se 17-vjeçari ka bashkëpunuar me dy persona të tjerë për të realizuar vjedhjen, ndërsa i moshuari ndodhet në spital. Ndërkohë vijon puna për zbardhjen e plotë dhe sqarimin e rrethanave të rastit.

Njoftimi:

Komisariati i Policisë Shkodër ndaloi një 17-vjeçar, banues në Shkodër, pasi dyshohet se në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë, në rrugën “13 Dhjetori” kanë tentuar t’i marrin me dhunë portofolin shtetasit P. Th., 65 vjeç, banues në Shkodër. 65- vjeçari ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Vijon puna për zbardhjen e plotë dhe sqarimin e rrethanave të rastit.

shkoder

Sondazh

Poll