5 Shtator 2024, 10:11
Nga S.B
pamje nga ngjarja
DIBËR- Katër persona janë proceduar penalisht dhe një i pestë është shpallur në kërkim në Dibër. Mësohet se E.Gj 40 vjeç, Sh.Xh 64 vjeç, A.Gj 67 vjeç, M.Xh 68 vjeç dhe S.T 38 vjeç, prisnin lëndë drusore në mënyrë të paligjshme, dhe më pas lëndën e grumbullonin brenda në pyll për ta fshehur.
Vijon puna për kapjen e 38-vjeçarit S.T.
Njoftimi i policisë:
Dibër/Kontrolle të shtuara nga Policia, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore.
Prisnin lëndë drusore në mënyrë të paligjshme, procedohen penalisht 4 shtetas dhe po punohet për kapjen e një shtetasi tjetër.
Sekuestrohen sasi të mëdha lëndë drusore.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, kanë intensifikuar kontrollet në terren me patrulla këmbësore dhe me dron, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve kundër mjedisit dhe si rezultat, u bë e mundur goditja e një grupi që bashkëpunonin me njëri tjetrin duke prerë lëndë drusore në mënyrë të paligjshme.
Në vendin e quajtur "Ceka e Xhikajve", njësia Administrative Arras, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë shtetasit E.Gj., 40 vjeç; Sh.Xh., 64 vjeç; A.Gj., 67 vjeç; M.Xh., 68 vjeç; duke prerë lëndë drusore në mënyrë të paligjshme, të cilat më pas i grumbullonin brenda në pyll me qëllim fshehjen e tyre.
Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori ku nisi hetimi penal për 4 shtetasit e lartëpërmendur, dhe vijon puna për kapjen e shtetasit S.T., 38 vjeç, banues në Tiranë, bashkëpunëtor në aktivitetin që kryenin të proceduarit.
Drejtoria Vendore e Policisë Dibër apelon për të gjithë qytetarët që të mos implikohen në veprimtari të kundërligjshme në dëm të mjedisit, pasi kontrollet vijojnë pandërprerë dhe çdo tentativë do të konstatohet dhe do të goditet me forcën e ligjit.
diber
Aktualitet
5 Shtator 2024, 10:12
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
DURRËS- Një 25-vjeçar me inicialet E. B., mik i Esmerald Ballës, që dyshohet se ka vrarë bab...
Aktualitet
5 Shtator 2024, 10:05
M.B
Enver dhe Esmerald Balla
DURRËS- Lidhur me ngjarjen e rëndë të raportuar dje nga Durrësi ku Esmerald Balla kishte vrarë ...
Aktualitet
5 Shtator 2024, 10:02
M.B
Esmerald dhe Enver Balla
DURRËS- Esmerald Balla dyshohet se për vrasjen e babait bashkëpunoi me persona jashtë familjes. Paraprakisht d...
Aktualitet
5 Shtator 2024, 09:56
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
SARANDA- Dy persona u arrestuan në lidhje me veprimtarinë e trafikimit të lëndëve narkotike. Bë...
Aktualitet
5 Shtator 2024, 08:19
M.B
Nënë Tereza
TIRANA- Sot shënohen viti i tetë që nga shenjtërimi i Nënë Terezës. 5 shtatori, data kur Papa...
Aktualitet
5 Shtator 2024, 07:24
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Shqipëria mbetet një vend i zhurmshëm duke tejkaluar normat e Organizatës Botërore të Shëndetit....
Aktualitet
5 Shtator 2024, 07:13
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Vendi ynë ditën e enjte pritet të jetë në ndikim të masave ajrore relativisht të paqën...
Aktualitet
4 Shtator 2024, 22:18
E. D
pamje nga aksidenti
LUSHNJE- Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Lushnjë-Fier, ku nj&e...
Aktualitet
4 Shtator 2024, 21:30
E. D
pamje nga vendngjarja
DURRËS- Enver Balla, 62 vjeç është vrarë nga djali i tij, Esmerald Balla, 30 vjeç. Dyshohet se kon...
Aktualitet
4 Shtator 2024, 20:48
r.ll
enver balla
DURRËS- Ka reaguar lidhur me vdekjen e të atit, Blerina Balla vajza e vetme e të 62-vjeçarit, i cili u vra nga djali i ti...