Aktualitet

I dënuar për dhunë dhe armëmbajtje pa leje/ 53-vjeçari thyen arrestin shtëpiak dhe shkon tek banesa e gruas duke i ushtruar dhunë psikologjike, arrestohet në flagrancë

Me rastin do të merret Prokuroria Korçë.

5 Shtator 2024, 11:25 Nga S.B
I dënuar për dhunë dhe armëmbajtje pa leje/
foto ilustruese

POGRADEC- Një 53-vjeçar i dënuar me arrest shtëpiak për dhunë dhe armëmbajtje pa leje është arrestuar ditën e sotme në Pogradec. Mësohet se D.T 53 vjeç, theu arrestin shtëpiak dhe shkoi të banesa e gruas duke i ushtruar asaj dhunë psikologjike.

Me rastin do të merret Prokuroria Korçë.

Njoftimi i policisë:

Komisariati i Policisë Pogradec arrestoi në flagrancë shtetasin D. T., 53 vjeç, banues në Pogradec, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për veprat penale ” Dhunë në familje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.

Ky shtetas ka thyer masën e sigurisë dhe ka shkuar tek banesa ku jeton bashkëshortja dhe ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj.

korce dhune pogradec

Sondazh

Poll