Aktualitet

Vrasja në Shënavlash/ Komshiu i familjes Balla: Është hapur lajmi në fshat që u largua nga shtëpia me një grua tjetër, shkonin aq mirë saqë e martuan të atin...

Komshiu bën të ditur se në fshat u hap lajmi se Enveri ishte larguar nga shtëpia me një grua tjetër por sipas tij nuk kishte shenja që Balla ishte i asaj rruge.

5 Shtator 2024, 11:36 Nga S.B
Vrasja në Shënavlash/ Komshiu i familjes Balla: Është hapur
komshiu i familjes Balla

DURRËS- Ngjarja e rëndë e cila u zbulua ditën e djeshme në Shënavlash tronditi të gjithë vendin. Njëri prej komshinjve të familjes Balla, është shprehur se Esmeraldi dhe Enveri shkonin shumë mirë me njëri-tjetrin dhe se në komunitet nuk ka pasur ndonjë ide që shkonin keq.

Ai më tej shprehet se fëmijët e rimartuan të atin pak kohë më parë dhe se shkonin shumë mirë me të. Komshiu bën të ditur se në fshat u hap lajmi se Enveri ishte larguar nga shtëpia me një grua tjetër por sipas tij nuk kishte shenja që Balla ishte i asaj rruge.

Fjala e plotë:

Njeri punëtor, që është marrë me blegtori, ka punuar. Babë e bir shkonin mirë. Në komunitet nuk ka pasur ndonjë ide që shkonin keq, shkonin shumë mirë. Nuk e dimë si ndodhi kjo gjë.
Shkonin aq mirë saqë e martuan të atin.

Lajmin e morëm vesh nga shteti, nga policia. Është hapur lajmi në fshat që u largua nga shtëpia me një grua tjetër. Nuk kishte shenja që ishte i kësaj rruge.

durres esmerald balla enver balla

Sondazh

Poll