Politike

Sinjale të reja? Basha konfirmon Mziun në Paskuqan: Iu përgjigjet halleve tuaja

9 Mars 2019, 10:35 Nga DOSJA
Sinjale të reja? Basha konfirmon Mziun në Paskuqan: Iu përgjigjet

TIRANË- Pavarësisht thirrjeve dhe tezës politike për një valë protestash mbarë popullore, kryetari i PD, Lulzim Basha ka konfirmuar indirekt se do të jetë Xhelal Mziu, kandidati i PD për bashkinë e Kamzës. Basha ka zhvilluar një takim sot me banorët e zonës së Paskuqanit në kryeqytet.  Gjatë marshimit në këmbë, Basha vizitoi edhe disa biznese të vogla, ku iu premtoi qytetarëve se PD do të punojë për të rritur ekonominë e shqiptarëve.  Gjatë takimit me ta, Basha tha se Mziu është alternativa e duhur. 

“Në Paskuqan ka më pak njerëz me ndihmë ekonomike sesa në Bllok, që është një shenjë e qartë e korrupsionit të Edi Ramës dhe i diskriminimit që i ka bërë kësaj zone. Por, të jeni të sigurt, se kur t’i bashkojmë forcat me pushtetin lokal, me Xhelal Mziun dhe pushtetin qëndror, me një qeveri që do t’ju përgjigjet për hallet tuaja, ndryshimi pozitiv për çdo familje do të ndjehet kudo, por për këtë së pari duhet të fitojmë betejën.”-tha Basha.

Nuk mungoi edhe në këtë takim, gafa e kryedemokratit, që pyeti një qytetare se ku banonte.  Megjithëse ishte me vizitë në Paskuqan, kryetari i PD e pyeti:  “Ku jetoni në çfarë vendi?”, – Në Paskuqan, kam shtëpinë lart,- ia ka kthyer qytetarja.

Më tej, kryetari i PD iu bëri thirrje qytetarëve që të bashkohen në protestën e 16 marsit.

“Beteja jonë është të përmirësojmë jetën e shqiptarëve. Të bashkohemi në 16 mars është dita juaj. Pengesa e vetme për këto dhe shumë masa të tjera që do të lehtësojnë jetën tuaj, pengesa e vetme për Shqipërinë evropiane është një njeri që ka humbur çdo lidhje me realitetin, një njeri që ka humbur brenda fluskës së tij të propagandës, i kredhur në luksin e krijuar për vete dhe miqtë e tij me lekët që ju ka vjedhur shqiptarëve.-tha Basha. 

Më tej, kryedemokrati takoi një qytetar i cili nuk harroi të kritikonte demokratët për premtimet e pambajtura. (Lexo ketu)

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike basha ne paskuqan gafa e bashes lulzim basha protesta e opozites 16 mars 2019 xhelal mziu basha ne paskuqan gafa e bashes lulzim basha protesta e opozites 16 mars 2019 xhelal mziu

Sondazh

Poll