Politike

Salianji tregon provat e Prokurorisë kundër tij, paralajmëron Ramën: Së shpejti të tjera përgjime

8 Mars 2019, 17:02 Nga DOSJA
Salianji tregon provat e Prokurorisë kundër tij, paralajmëron

TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji, ishte ditën e sotme në Prokurorinë e Tiranës, ku është njohur me akuzën që rëndon ndaj tij. (Lexo këtu) Sipas ish-deputetit demokrat ai është i pandehur për agjitacion pasi denoncoi një trafikant droge.

Pasditen e sotme ai ishte i ftuar në studion e lajmeve të Syri.net, ku foli rreth akuzës së Prokurorisë ndaj tij dhe provave që kjo e fundit zotëron.

“E vetmja provë që policia kishte sot ishte fakti që unë kam biseduar si me Albert Veliun, ‘Babalen’ ashtu edhe gazetarin Jetmir Olldashi.

Normale që kam komunikuar me ta, sepse unë u kam ofruar mbrojtjen atyre nëse kjo gjë do të bëhej publike.

Por fakte nuk ka, sepse vëllai është në burg ndërsa Fatmir Xhafaj u largua nga ministri”, – tha ndër të tjera Salianji.

Po ashtu Salianji, paralajmëroi se Partia Demokratike ka të tjera përgjime për skandale të tjera të qeverisë dhe do t’i bëjë publike së shpejti.

“Nuk kam vetëm çështjen Xhafaj, por kam edhe raste e përgjime të tjera në lidhje me qeverisjen.

Kemi skandale të tjera, që do ti bëjmë publike. Ato që thotë Zoti Basha do ti bëjë publike.

Ne kemi fakte e prova e të dokumentuara tani më, që do të bëhen publike kur të vijë momenti.

Do të bëjmë publike edhe ata që ka bërë Saimir Tahiri. Unë vetë personalisht kam qenë në mes të parcelave në fshatin e tij.

Çdo denoncim që kemi bërë si Parti është bërë me fakte. Faktet janë këto, që dy ministra kanë ikur”, deklaroi Ervin Salianji.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ervin salianji pd do të publikojë të tjera përgjime salianji paralajmëron ramën ervin salianji pd do të publikojë të tjera përgjime salianji paralajmëron ramën

Sondazh

Poll