Politike

‘Haremi’ i Ramës në Fier, Basha: Rama i përdor gratë si Kim Jong Un (VD)

9 Mars 2019, 07:55 Nga DOSJA
‘Haremi’ i Ramës në Fier, Basha: Rama i përdor

Tiranë- Kreu i PD-së Lulzim Basha mbrëmjn e e djeshme në emisionin ” Zonë e Lirë” komentoi edhe festimin që bënë  gratë për 8 mars me kryeministrin Edi Rama në Fier. (lexo këtu)

Sipas Bashës ajo që Rama bën është propagandë dhe nuk ngurroi ta krahasonte atë me liderin e Koresë së Veriut Kim Jong Un, ndërkohë që tha se vetëm ai i përdor gratë në këtë mënyrë.

“Tani i pashë. Nuk më ngjallin ndjenja. Ajo është propagandë. Kurse kjo që bëra unë, më mirëkupto, ishte një moment për të shfaqur respekt ndaj audiencës tënde dhe për t’i uruar. Lideri suprem i Koresë së Veriut i përdor gratë në këtë mënyrë (si Rama).”, u shpreh Basha. 

BIDESA Në STUDIO:

Arian Çani: Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama pak orë më parë ka publikuar një video, që të them të drejtën, na la me gojë hapur. Unë nuk e dija që do të vinte afër zanatit që ke bërë ti, por ai nuk bëri DJ, por animatorin e publikut, atë që e mban gjallë publikun.

Lulzim Basha: Profesion i ri, nuk ka ekzistuar kur kam qenë unë student.

Arian Çani: Lufta e imazhit është e tmerrshme në këto kohë që po jetojmë. Rama hedh video dhe bën selfie në Fier, ndërsa ti deshe s’deshe do bëje këtë gjest në studio.

Lulzim Basha: Unë kaq kam në dorë sot, por të jesh i sigurt që detyra e kryeministrit nuk është të bëjë animatorin e publikut, por të merret me hallet e panumërta që kanë gratë dhe vajzat shqiptare.

Arian Çani: Si tu dukën ato pamje?

Lulzim Basha: Tani i pashë. Nuk më ngjallin ndjenja. Ajo është propagandë. Kurse kjo që bëra unë, më mirëkupto, ishte një moment për të shfaqur respekt ndaj audiencës tënde dhe për t’i uruar. Lideri suprem i Koresë së Veriut i përdor gratë në këtë mënyrë (si Rama).

Arian Çani: Ishte shumë korrekte.

Video marrë nga Klan Tv 

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama festimi i 8 marsit kim jong un lulzim basha edi rama festimi i 8 marsit kim jong un lulzim basha

Sondazh

Poll