Politike

“A do t’i fshish me gomë të gjithë tradhëtarët e PD?”, Basha paralajmëron për Hajdarin: Partia ka disiplinë

8 Mars 2019, 21:48 Nga DOSJA
“A do t’i fshish me gomë të gjithë

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i ftuar në emisionin “Zonë e lirë” ka folur dhe për deputetët e Partisë Demokratike që nuk kanë pranuar të dorëzojnë mandatin ashtu siç bënë kolegët e tyre.

I pyetyr nëse do fshinte me gomë të gjithë tradhtarët e PD që pranuan mandatin, Basha tha se partia ka disiplinë.

“Dy gjëra. Partia ka disiplinë. Kur merren vendime kolegjiale, ato vendime duhet të ndiqen. Nuk ka parti evropiane apo amerikane të funksionojë ndryshe. Ndërsa sa u përket personave ë kanë pranuar të futen aty, motivimi i tyre nuk është motiv i interesit publik. Ata nuk janë aty për t’i shërbyer demokracisë. Njerëzit e dinë fare mirë se për çfarë motivesh ata janë aty. Nuk kam ndërmend të merrem personalisht me asnjërin prej tyre.”– tha Basha.

Rudina Hajdari nuk ka dhënë ende vendimin e saj përfudnimtar nëse do ta djegë apo jo mandatin e deputetes. Ndërsa Myslim Murrizi doli kundër grupit duke mos e djegur mandatin.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike lulzim basha partia demokratike zon e lire lulzim basha partia demokratike zon e lire

Sondazh

Poll