Politike

Berisha nxjerr foton e gruas me kanabis, detaji që kapën komentuesit: O budalla, hardhitë janë me rrush

9 Mars 2019, 07:09 Nga DOSJA

Tiranë- Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar së fundmi një denoncim të një qytetari, i cili ka dërguar foton e një gruaje pranë kanabisit të mbjellë, për të cilën pretendon se është shkrepur ditën e djeshme.

“Zero Kanabis ne Sera sepse ka dale sheshit ne Fusha! Lexoni mesazhin dhe shikoni foton e qytetarit dixhital. Sb “Pershendetje dr.Shiko si festohet 8 marsi doktor ne guri zi shkoder.”, shkruhet në postimin e Berishës.

Por ndaj ish-kryeministrit kanë reaguar menjëherë komentuesit dhe shprehen se fotoja është bërë kohë më parë.

Komentuesit kanë shpërthyer ndaj Berishës, duke e sugjeruar të hapë sytë e të publikojë ndonjë denoncim tjetër, pasi “ky mall është shitur në Itali”, shkruajnë me ironi komentuesit e Berishës.

Një tjetër i ka shkruar se gjethet e rrushit akoma nuk kanë dalë dhe nuk ka mundësi që fotoja të jetë shkrepur së fundmi.

Komentet ndaj Berishës:

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike denoncimi kanabis gruaja me kanabis komentet sali berisha denoncimi kanabis gruaja me kanabis komentet sali berisha

Sondazh

Poll