Politike

“Më puthi nga ekrani”, Arta Dade- Ramës: Nëse më ke xhan duhet të më kishe dëgjuar

8 Mars 2019, 19:17 Nga DOSJA
“Më puthi nga ekrani”, Arta Dade- Ramës: Nëse më

TIRANË- Ish deputete e PS, Arta Dade, nga emisioni “Mbrëmje Ide” në Abc News ka dhënë një mesazh ndaj Ramës. Ajo tregoi se kontakti i fundit me Edi ramin ka qenë kur ky i fundit e ka përshëndetur nga një ekran televizioni.

“Nuk para jam takuar, vetëm kur më përshëndeti dhe më puthi nga një ekran televiziv. Meqë më ka aq xhan duhet të bëjë këtë që them unë dhe nëse më ka xhan duhet të më kishte dëgjuar mua. Nëse 20% do më kishe dëgjuar mua dhe kolegë të tjerë nuk do ishte në këtë situatë si sot”, tha Dade në ABCnews.

Ajo tregoi se edhe kur ka qenë pjesë e strukturave të PS-së ka pasur kritika ndaj kryeministrit për çështje parimore.

“Edhe kur kam qenë në strukturat e partisë kritikat e mia kanë qenë parimore. Unë isha e bindur se Rama do zgjidhej. Duhej respektuar statuti. Kundërshtitë e mia për ligjin për shërbimet e jashtme, besoj se isha në të drejtën time për ta bërë këtë gjë sepse Shqipëria duhet të ketë një trupë diplomatike profesioniste dhe nëse nuk i motivon në bazë të ligjit, atëherë nuk mund ta krijosh këtë trupë”, tha Dade.

Arta Dade dhe Edi Rama janë përfshirë në replika virtuale, që pas deklaratës së ish-deputetes së PS, e cila u shpreh se Kryeministri duhet të ishte larguar që mos të ishte kjo situatë politikë në vend. Ndërkohë Rama nga një studio televizive iu përgjigj me puthje nga ekrani.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike arta dade debati dade rama debati me ramen edi rama replikat virtuale arta dade debati dade rama debati me ramen edi rama replikat virtuale

Sondazh

Poll