Politike

“Lufta e ftohtë mes dy liderëve”/ Rama u ‘harbua’ në Fier, Basha e sfidon me lule tek Çani

8 Mars 2019, 20:16 Nga DOSJA
“Lufta e ftohtë mes dy liderëve”/ Rama u

Tiranë- Lulzim Basha është i ftuar në studion e emisionit “Zonë e Lirë” të gazetarit Arian Çani, ndërsa e ka surprizuar këtë të fundit, pasi ai kishte ardhur me lule, të cilat ua dhuroi grave dhe vajzave në publik, si dhe dy prej tyre ia dha moderatorit.

Ai i tha Çanit, se lulet që i dha atij, nuk ishin për të, por për gruan dhe vajzën.

Çani u shpreh i surprizuar, ndërsa i tha kryedemokratit se nuk e priste këtë, por Basha iu përgjigj se është festa e 8 marsit. 

Pjesë nga dialogu: 

Çani: Zoti, Basha mua nuk më shkoi mendja se do të më vije me lule në studio.

Basha: Është 8 marsi Çani.

Çani: Lule edhe për mua?

Basha: Ato lulet nuk janë për ty, por për nusen dhe vajzën.

Ndërkohë sot kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me gratë në qytetin e Fierit në kuadër të festës së 8 Marsit.

Pas një fjalë të shkurtër, Rama i ftoi zonjat dhe zonjushat e mbledhura për të vallëzuar dhe ua ‘ndaloi’ kategorikisht bërjen e një foto me të. (Lexo këtu)

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 8 marsi basha dhuron lule për publikun e zonë e lirë lulzim basha 8 marsi basha dhuron lule për publikun e zonë e lirë lulzim basha

Sondazh

Poll