Politike

Moska pas protestave dhe djegies së mandateve të opozitës? Basha: Rama i pret rusët në zyrë jo unë

8 Mars 2019, 21:30 Nga DOSJA
Moska pas protestave dhe djegies së mandateve të opozitës? Basha:

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i është përgjigjur mbrëmjen e sotme “Pyetjes që vret” të gazetarit Arian Çani.

I pyetur në emisionin “Zonë e lirë”, se “mos ndoshta sonte ka ardhur momenti të deklaroni dhe pohoni, se djegien e mandateve dhe fillimin e këtyre protestave i bëni se keni mbrapa mbështetjen e Moskës?”, Basha tha:

“Kjo po është për humor? Kjo pjesë e propagandës të kujton propagandën e Enverit. Kur nuk ecte gjë tjetër, shpikin armikun e jashtëm. Deri sot politikan më europian se unë nuk ka.

Është Edi Rama ai është naftën ia ka dhënë rusve me “Gunvor-in”, edhe axhendën e ndarjes së Kosovës Rama dhe Putin e bëjnë shumë mirë. Lulzim Basha njihet për pikpamjet e tij europiane dhe euroatlantike”.

 

Pyetja që vret e Arian Çanit: Lulzim Basha, biri im, a mos ndoshta sonte ka ardhur fiks moment që jut ë deklaroni dhe të pohoni nga kjo studio se në fakt djegien e mandateve dhe fillimin e këtyre protestave i bëni sepse keni prapa mbështetjen e Moskës?

Lulzim Basha: Kjo po që është për humor. Kjo pjesë e propagandës të kujton propagandën e Enverit. Se të rinjtë ndoshta s’e mbajnë mend. Në fund fare, kur nuk ecte asgjë tjetër, shpikej armiku i jashtëm që mbështeste kundërshtarin e brendshëm. Dhe në këtë rast, ata që e kanë shpikur këtë, më duket edhe se janë të kohës së Enverit. Sa i përket Lulzim Bashës, sa më përket mua, unë jam politikani më proevropian, më evropian në radhë të parë, që ka sot Shqipëria. Ndoshta nesër vjen dikush tjetër më evropian se unë, por deri më sot, politikan më evropian se unë nuk ka. Ndërsa Edi Rama është ai që pret oligarkët rusë në zyrë, i ka pritur prapë Gunvorin, naftën e Shqipërisë jua ka dhënë sot rusëve. Putini, investim më të mirë se tek Edi Rama nuk ka. Naftën e merr me Gunvorin, sistemin demokratik e ka shkatërruar, me një stil të ngjashëm, dhe agjendën rajonale për ndarjen e Kosovës, Vuçiç e Rama e bëjnë fare mirë, kështuqë nuk ka fare nevojë të investohet në asnjë factor tjetër politik. Dhe padyshim, nuk ka nevojë të investohet tek Lulzim Basha, i cili njihet botrisht për pikëpamjet e tij evropiane dhe atlantiste.

Kujtojmë se opozita më 21 shkurt, pas protestës para Kuvendit të Shqipërisë, iu drejtua Kryesisë ku edhe dorëzuan mandatet, të mbështetur nga mijëra protestues. (Lexo këtu) Pas kësaj opozita paralajmëroi për protesta sa herë që do të ketë seancë parlamentare, ndërsa do të kulmojnë me protestën e 16 marsit, që sipas Bashës dhe Kryemadhit do të vijojë derë në rrëzimin e qeverisë.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e mandateve te opozites lulzim basha djegia e mandateve te opozites lulzim basha

Sondazh

Poll