Politike

Kokëdhima fton PD-në të bashkohet me “Zgjidhjen”: Kandidatët në zgjedhje të dalin nga populli

8 Mars 2019, 16:07 Nga DOSJA
Kokëdhima fton PD-në të bashkohet me “Zgjidhjen”:

TIRANË– Kreu i partisë “Zgjidhja”, Koço Kokëdhima i ka bërë thirrje Partisë Demokratike që të bashkohet me partinë e tij, në kuadër të programit që kandidatët për deputetë duhet të zgjidhen nga populli përmes sistemit të primareve.

Në një deklaratë për mediat Kokëdhima shkruan se është shumë dakord me kryeopozitarin Lulzim Basha, i cili u shpreh një ditë më parë se duhet të zbehen kompetencat e kryetarëve të partive.

Deklarata e plotë e Koço Kokëdhimës

Lulzim Basha prezantoi dje një formulë për zgjidhjen e krizës politike, duke filluar nga anulimi i marrëveshjes më të madhe Rama-Berisha për sistemin zgjedhor. Për herë të parë, Basha foli për një formulë që zbeh kompetencat e kryetarëve të partive. Unë e përshëndes këtë deklaratë, edhe pse është e pamjaftueshme. Ai duhet të deklarohet prerazi e përfundimisht për barazinë e zgjedhjeve dhe për depolitizimin e administratës zgjedhore.

Këtë që premton sërish Basha përpara shqiptarëve, unë ia kërkova zyrtarisht që në janar 2017, kur i bëra thirrje që të pranonte krimet elektorale që kishte bërë PD në të shkuarën dhe t’i bashkohej projektit të ZGJIDHJA që kandidatët për deputetë të zgjidhen nga populli përmes sistemit të primareve. I thashë kreut të PD-së se ka vetëm një rrugë për t’i kthyer të drejtat popullit sovran. Populli duhet të zgjedhë me votë dhe jo thjesht të propozojë. Kandidatët në zgjedhje duhet të dalin nga populli. Çdo ligjërim tjetër është kohë e humbur. Midis fjalëve dhe veprave, deri më sot z. Basha ka zgjedhur që të bëjë vetëm fjalë. Është koha që t’ua imponojmë primaret kryetarëve që i kanë kthyer partitë në çifligje të tyre!

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike koço kokëdhima lulzim basha partia demokratike zgjidhja koço kokëdhima lulzim basha partia demokratike zgjidhja

Sondazh

Poll