Politike

Pas kafes në qendër të Fierit, Rama konfirmon Subashin për një mandat të dytë

8 Mars 2019, 12:41 Nga DOSJA
Pas kafes në qendër të Fierit, Rama konfirmon Subashin për

FIER- Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në Fier ka konfirmuar kryetarin e Bashkisë Fier, për një mandat të dytë.

Konfirmimi ka ardhur gjatë një aktiviteti për projektin “100 fshtatrat”, gjatë të cilit numri një i qeverisë u shpreh se Fierin do ta qeverisë Armando Subashi dhe në katër vitet e ardhshme nëse qytetarët  e votëbesojnë.

Teksa fliste për zhvillimet e qytetit të Fierit në 4 vitet e shkurara Rama u shpreh se Subashi do të jetë kandidati i PS në zgjedhjet e 30 qershorit.

“Patjetër që edhe ajo u tha nga kryetari i bashkisë si nevojë strategjike e zhvillimit të zonës, dalja në det, është në vëmendjen tonë dhe do të jetë një nga projektet që do të zhvillojmë së bashku gjatë mandatit të dytë të kryetarit të bashkisë. Investimet në ujësjellës, vaditje, kanalizime, arsim në këtë zonë”, u shpreh Rama nga Fieri.

Më herët Kryeministri Edi Rama konsumoi një kafe me kryetarin e Bashkisë, Armando Subashin, në qendër të qytetit.

Siç shihet edhe në këto foto të siguruara nga Dosja.al, takimi mes tyre është zhvilluar pas festës që Rama zhvilloi me gratë. Gajtë takimit me gratë e Fierit nuk munguan batutat, këngët dhe vallet. (Lexo këtu).

(F.G. A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 8 mars 2019 armando subashi demokratet e fierit konfirmon subashin rama ne fier 8 mars 2019 armando subashi demokratet e fierit konfirmon subashin rama ne fier

Sondazh

Poll