Politike

“Dhe i dh*erë dhe krenar”/ Alfred Peza s’përmbahet ndaj Salianjit, ish-deputeti: Sa herë hapni gojën ajo ju hyn (DEBAT

13 Dhjetor 2019, 06:35 Nga DOSJA
“Dhe i dh*erë dhe krenar”/ Alfred Peza s’përmbahet

Tiranë- Një debat të ashpër ka pasur dje në emisionin “Opinion” mes Alfred Pezës dhe ish-deputetit Ervin Salianji për dosjen Babale.

Në fjalën e tij Salianjiu shpreh se Prokuroria ka manipuluar  provat, për të mbrojtur vëllain e ish ministrit të Brendshëm. Nuk mungoi një reagim i Alfred Pezës, ku ofendoi edhe ish-deputetin.  “Dhe i dh*erë dhe krenar, vetëm Salianji mund të jetë…”, u shpreh ai.

Debati:

Alfred Peza: Dhe i dh*erë dhe krenar, vetëm Salianji mund të jetë…

Ervin Salianji: Çështja është këtu se kush bie erë dhe kush ka prova konkrete me shumë para dhe kush vete për denoncim është tjetër gjë. Unë jam me dinjitet, por ju jeni nga koka te këmbët ashtu siç e the. Jo vetëm të dhje*ë, por të përzier deri në fund.

Alfred Peza: Babale,me llumin.

Ervin Salianji: Juve sa herë hapni gojën ajo ju hyn në gojë, ajo që the.

Blendi Fevziu: Jo, jo mos e teproni tani.

Pak ditë më parë Prokuroria e Tiranës dha pretencën për të akuzuarit e dosjes “Babale”.Për ish-deputetin e PD, Ervin Salianji kërkohet 1 vit e 6 muaj burg.

Çfarë është dosja “Babale”?

Pranverën e 2018-ës, PD botoi 2 audioregjistrime, përmes së cilave supozonte se vëllai i ministrit të Brendshëm aso kohe, Fatmir Xhafaj, Agroni ishte i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike. E tërë çështja u emërua “Babalja”, pasi dëshmitari X i Partisë Demokratike, i cili ishte i përfshirë në audioregjistrime, thirrej në to me pseudonimin Babale. Krimet e Rënda lëshuan urdhër-arreste për protagonistët e audiopërgjimit, Albert Veliu, i njohur ndryshe me nofkën “Babalja” dhe kunatin e tij, Fredi Alizoti. Nga ekspertiza që i është bërë kampionit të zërit, ai që dëgjohet në audio është i Agron Xhafajt, por i Alizotit, i cili pranonte se kishte imituar zërin e vëllait të ministrit, pasi iu ishin premtuar 200 mijë euro nga deputeti me mbiemrin Salianji.Ai u shpreh se kishte vendosur të tregonte të vërtetën pasi “Babalja” nuk i kishte dhënë pjesën e parave që i detyrohej. Në datë 6 mars të këtij viti prokuroria mori të pandehur ish-deputetin e Partisë Demokratike Ervin Salianji për dosjen ‘Babale’. Salianji është marrë i pandehur, pasi rezultoi si personi që kontaktoi me Albert Veliun dhe nëpërmjet gazetarit Jetmir Olldashi publikuan në selinë e PD audio-përgjimin e rremë. Ndërkohë, vëllai i ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa, Agron Xhafa la kampionin audio të zërit të tij në prokurori dhe u largua për t’u dorëzuar drejtësisë në Itali ku kishte për të vuajtur edhe 4 vite burg.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike alfred peza dosja babala ervin salianji alfred peza dosja babala ervin salianji

Sondazh

Poll