Sport

“US Open” thyen rekordin, 75 milionë dollarë premio!

Shifrat janë mbresëlënëse: Fituesi i turneut do të marrë 3.6 milionë dollarë, një rritje prej 20% krahasuar me vitin 2023. Kushdo që arrin në finale do të shpërblehet me 1.8 milionë dollarë, ndërsa gjysmëfinalistët me nga një milionë.

23 Gusht 2024, 17:29 Nga DOSJA
“US Open” thyen rekordin, 75 milionë dollarë premio!

SHBA - Ditën e hënë do të nisë grand slam i “US Open” në tenis, që këtë vit do të jetë një shifër rekord premiosh për tenistët. Federata Amerikane e Tenisit ka konfirmuar një premio prej rreth 75 milionë dollarësh. Kjo është një shifër rekord, pasi është shuma më e madhe ofruar ndonjëherë në historinë e këtij sporti për tenistët. Për krahasim, këtë vit, grand slam i “Wimbledon” ofronte pak më shumë se 64 milionë dollarë.

Shifrat janë mbresëlënëse: Fituesi i turneut do të marrë 3.6 milionë dollarë, një rritje prej 20% krahasuar me vitin 2023. Kushdo që arrin në finale do të shpërblehet me 1.8 milionë dollarë, ndërsa gjysmëfinalistët me nga një milionë.

Kush eliminohet në raundin e parë do të marrë një çek prej 100 mijë dollarësh, +23% krahasuar me vitin e kaluar. Jo vetëm kaq: Federata Amerikane e Tenisit u ofron të gjithë lojtarëve 1000 dollarë për të mbuluar shpenzimet e udhëtimit dhe dy dhoma në hotelet zyrtare të turneut.

“Kjo është e gjitha pjesë e një përpjekjeje të bashkërenduar në vitet e fundit nga “US Open” për të siguruar fitime të rëndësishme për të gjithë lojtarët që konkurrojnë në këtë ngjarje”, u shprehën organizatorët e turneut.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll