Sport

Kaos te Lazio, mbrojtësi kuqezi Elseid Hysaj, konfliktohet me trajnerin Baroni!

Mbrojtësi shkodran mendon se duhet që të jetë ende në qendër të projektit të Lazios, ndërsa për trajnerin nuk është kështu

23 Gusht 2024, 13:01 Nga DOSJA
Kaos te Lazio, mbrojtësi kuqezi Elseid Hysaj, konfliktohet me trajnerin

ITALI - Mbrojtësi i Kombëtares kuqezi, Elseid Hysaj, që luan për Lazion rrezikon të mos figurojë në listën e lojtarëve, të cilët do të përfaqësojnë Lacion në Europa League.

Sipas disa medieve italiane, raportohet se pak ditë më parë në dhomat e zhveshjes së Lazios ka ndodhur edhe një incident, ku Hysaj ka pasur një konflikt me trajnerin Baroni, të cilit i ka kërkuar llogari për lënien jashtë të tij në garën europiane.

Mbrojtësi shkodran mendon se duhet që të jetë ende në qendër të projektit të Lazios, ndërsa për trajnerin nuk është kështu. Kjo diferencë ka bërë që të dy të kthehen në protagonistë të një konflikti, që ka shkaktuar shumë pakënaqësi në ambientin lacial.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 23 Gusht 2024, 11:15

UEFA nuk ka mëshirë për Vllazninë…

ZVICER - UEFA ka gjobitur Vllazninë për shkak të parregullsive të konstatuara nga delegati i ndeshjes Vllaznia-Valur, të luajtur m&eu...