Sport

“Topçinjtë” të kënaqur me Artetën, i ofrojnë kontratë të re për të vazhduar me Arsenalin

Mikel Arteta pritet të nënshkruajë një kontratë të re afatgjate me Arsenalin sipas “Sky Sports”.

23 Gusht 2024, 15:54 Nga DOSJA
“Topçinjtë” të kënaqur me Artetën, i

ANGLI - Trajneri Mikel Arteta do të vazhdojë të jetë në krye të “Topçinjve” edhe pas vitit 2025. Ka pasur një bisedë të rrjedhshme dhe drejtuesit e klubit londinez kanë bindjen se klubi do të jetë një forcë edhe më e madhe në vitet në vijim nën drejtimin e teknikut spanjol.

Kontrata aktuale e 42-vjeçarit skadon në vitin 2025, por nuk ka pasur nxitim nga ana e tij apo e klubit në arritjen e një marrëveshjeje të re, pasi ka një shtrirje totale në vizion dhe kështu nuk ka presion për të nisur negociatat. Arteta ka thënë se rinovimi i tij në “Emirates” do të ndodhë në një mënyrë natyrale.

Fokusi për të dhe Edunë ka qenë në rikalibrimin e skuadrës dhe sigurimin e një starti të fortë të sezonit. Në përputhje me mënyrën se si çdo gjë tjetër është trajtuar nga klubi, mbetet vetëm një formalitet firmosja e marrëveshjes së re.

Spanjoli, i cili mori drejtimin e “Topçinjve” në dhjetor 2019, ka hyrë në vitin e fundit të marrëveshjes së tij me londinezo-veriorët. Ai i është afruar dy herë titullit kampion këto dy sezonet e fundit dhe me të në krye, drejtuesit mendojnë se do të marrë edhe fund pritja e gjatë pa fituar titullin kampion.

Ai ka fituar Kupën FA në sezonin e tij të parë në krye të Arsenalit. “TalkSPORT” raportonte në muajin maj se si Arsenali ishte vendosur t’i ofronte Artetës një rritje të pagës për ta bërë atë trajnerin e tyre më të paguar në histori.

Me sezonin e ri 2024/25 në vazhdim, disa tifozë të Arsenalit kanë nisur të ndihen nervozë që ish-kapiteni i tyre mund të largohet vitin e ardhshëm. Por asgjë nuk është kështu, me shefat e klubit që besojnë se është vetëm çështja se kur, dhe jo nëse, ai do të nënshkruajë kontratën me kushtet e reja.

Duke folur për situatën e tij muajin e kaluar, ai tha: “Nuk ka asnjë përditësim për kontratën për momentin. Gjëja që nuk ka ndryshuar është sa i lumtur jam dhe sa i vlerësuar ndihem këtu dhe sa shumë më pëlqen të përfaqësoj këtë klub”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 23 Gusht 2024, 11:15

UEFA nuk ka mëshirë për Vllazninë…

ZVICER - UEFA ka gjobitur Vllazninë për shkak të parregullsive të konstatuara nga delegati i ndeshjes Vllaznia-Valur, të luajtur m&eu...