Sport

Ten Hag: "Lindelof ka një problem me këmbën. A do të kthehet Sancho? Të shohim"

“Kemi edhe disa ditët e mbetura për transferta dhe te ne do të jetë gjithmonë një qasje për përmirësim, ne do ta kërkojmë atë, por në këtë moment, unë nuk mund të jap një lajm”.

23 Gusht 2024, 17:00 Nga DOSJA
Ten Hag: "Lindelof ka një problem me këmbën. A do të

ANGLI - Erik Ten Hag kërkon durim nga ata që e pyesin për tregun e transferimeve. Trajneri i Manchester United, duke folur në një konferencë për shtyp përpara ndeshjes kundër Brighton, tha:

"Jini të durueshëm, rrini duarkryq dhe prisni. Ne po punojmë shumë dhe do të përpiqemi gjithmonë të krijojmë ekipin më të mirë të mundshëm. Kështu që ne kemi edhe disa ditët e mbetura dhe te ne do të jetë gjithmonë një qasje për përmirësim. Por në këtë moment, unë nuk mund të jap një lajm, ne do të ju japim atë kur ta kemi”.

Marrëveshjet e bëra deri tani? Po jam shumë i kënaqur. Jemi duke treguar se po shkojmë në drejtimin e duhur dhe ne e dimë, si klub ku duhet të arrijmë, por mendoj se kjo tregon ambicien tonë. Jemi në rrugën që duam të marrim.

Mendoj se kemi bërë marrëveshje të mira, kemi marrë lojtarë të mirë, lojtarë cilësorë që do të shtojnë dhe kontribuojnë në cilësinë e ekipit tone”.

Lindelof? Nuk ka konfuzion, ai ka një problem me këmbën. Kështu unë shpresoj që ai të kthehet së shpejti, por nuk do të jetë i disponueshëm për fundjavë. A do të kthehet Sancho? Do të shohim. Ne kemi një ekip dhe shpresoj se do të kemi një ekip me pozicionim të dyfishtë.

Ne kemi nevojë për të gjithë lojtarët për të gjithë sezonin. Ne duhet t’i menaxhojmë ata, por edhe qëndrimi i lojtarëve është i rëndësishëm. Ndonjëherë ata do të zhgënjehen, por duhet ta përballojnë atë. Nuk fiton me 11 lojtarë, fiton me një ekip”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 23 Gusht 2024, 11:15

UEFA nuk ka mëshirë për Vllazninë…

ZVICER - UEFA ka gjobitur Vllazninë për shkak të parregullsive të konstatuara nga delegati i ndeshjes Vllaznia-Valur, të luajtur m&eu...