Sport

Portieri Courtois ve kushte: në kombëtare kur të largohet trajneri Tedesco!

“Mungon klima e bashkëpunimit dhe nuk mund të kthehem që të luaj për Belgjikën për sa kohë në stol do të jetë Tedesco”,- tha numri një i Realit të Madridit.

23 Gusht 2024, 15:42 Nga DOSJA
Portieri Courtois ve kushte: në kombëtare kur të largohet

BELGJIKE - Thibaut Courtois e ka bërë të qartë të ardhmen e tij me Belgjikën, pasi nëpërmjet një mesazhi në rrjetet sociale ka bërë me dije, se nuk do të mbrojë ngjyrat e vendit të tij për sa kohë Domenico Tedesco do të jetë trajner i kombëtares.

“Pas ngjarjeve që kanë ndodhur mes meje dhe trajnerit, dhe pas një kohe të gjatë reflektimi, mendoj se prania ime në kombëtare është kompromentuar. Mungon klima e bashkëpunimit dhe nuk mund të kthehem që të luaj për Belgjikën për sa kohë në stol do të jetë Tedesco”,- tha numri një i Realit të Madridit.

Siç dihet Courtois u konflikua me Tedescon, fillimisht për çështjen e shiritit të kapitenit, dhe më pas ky e fundit nuk e grumbulloi në “Eruo 2024” edhe pse kishte vetëm një muaj që ishte rikthyer nga një dëmtim i gjatë, i cili e la jashtë fushave për gati një vit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 23 Gusht 2024, 11:15

UEFA nuk ka mëshirë për Vllazninë…

ZVICER - UEFA ka gjobitur Vllazninë për shkak të parregullsive të konstatuara nga delegati i ndeshjes Vllaznia-Valur, të luajtur m&eu...