Sport

VIDEO/ Ndërhyrja vrasëse e Advincula, peruani u përjashtua pas 9 sekondash!...

Gjyqtari kolumbian e mori këtë vendim, sepse e konsideroi të dhunshme dhe të rrezikshme ndërhyrjen e futbollistit peruan në kyçin e këmbës së Lucas Romeros.

23 Gusht 2024, 17:30 Nga DOSJA
VIDEO/ Ndërhyrja vrasëse e Advincula, peruani u përjashtua pas 9

ARGJENTINE - Peruani Luis Advíncula hyri në historinë e futbollit të Amerikës së Jugut... nga dera e gabuar.

Mbrojtësi i krahut në fakt u përjashtua me karton të kuq direkt për një faull të kryer vetëm pas 9 sekondash, në ndeshjen midis Boca Juniors dhe Cruzeiro, e vlefshme për raundin e 16-të të Kupës së Amerikës së Jugut…

Gjyqtari kolumbian Wilmar Alexander Roldán Pérez, e mori këtë vendim ndaj ish-lojtarit të Rayo Vallecano dhe Hoffenheim, sepse e konsideroi të dhunshme dhe të rrezikshme ndërhyrjen e tij në kyçin e këmbës së Lucas Romeros.

Advíncula, i cili kështu pësoi kartonin e njëmbëdhjetë të kuq në karrierë, u largua nga fusha i përlotur, ndërsa Boca u eliminua nga kompeticioni duke humbur me penallti.

B.T (Dosjas.al)

Sondazh

Poll