Sport

Jude Bellingham dëmtohet në stërvitje, do t’i mungojë Real Madridit për një muaj...

Ky dëmtim do ta mbajë lojtarin jashtë fushës së lojës për një muaj, ndërsa pritet që të ribashkohet në grup, pas pushimit ndërkombëtar të shtatorit.

23 Gusht 2024, 16:15 Nga DOSJA

Jude Bellingham dëmtohet në stërvitje, do t’i mungojë

SPANJE - Mesfushori i Real Madridit, Jude Bellingham nuk mundi të përfundonte stërvitjen këtë të premte për shkak të një goditjeje të pësuar kur seanca ishte gati të përfundonte.

Ndërkombëtarit anglez iu desh të largohej nga fusha dhe iu nënshtrua testeve të ndryshme. Sipas shërbimeve mjekësore të klubit, lojtari ka pësuar një dëmtim në muskulin në shputën e këmbës së djathtë.

“Pas testeve të bëra sot te Jude Bellingham nga ekipi mjekësor i Real Madridit, lojtari është diagnostikuar me një dëmtim të muskulit të shputës në këmbën e djathtë. Progresi i tij do të monitorohet”,- thuhet në faqen zyrtare të klubit.

Sipas gazetës Marca, ky dëmtim do ta mbajë lojtarin jashtë fushës së lojës për një muaj, ndërsa pritet që të ribashkohet në grup, pas pushimit ndërkombëtar të shtatorit.

Humbja e Bellinghamin do ta pengojë Carlo Ancelottin të përdorë ‘BMV’ në ndeshjet e ardhshme të La Ligës, duke filluar me Valladolidin këtë të diel.

Gjëja normale do të ishte që trajneri italian të përdorte Luka Modric, ose Arda Güler për të zëvendësuar anglezin në pozicionin e mesfushorit të avancuar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 23 Gusht 2024, 11:15

UEFA nuk ka mëshirë për Vllazninë…

ZVICER - UEFA ka gjobitur Vllazninë për shkak të parregullsive të konstatuara nga delegati i ndeshjes Vllaznia-Valur, të luajtur m&eu...