Sport

Festohet me një verë 500 stërlinash rikthimi i Gyndogan!

Në Barcelonë mezi prisnin që ta largonin pasi paga vjetore e tij rëndonte shumë buxhetin e klubit ndërsa në Angli kanë pritur me ankth finalizimin e operacionit.

23 Gusht 2024, 17:05 Nga DOSJA
Festohet me një verë 500 stërlinash rikthimi i Gyndogan!

SPANJE - Në Barcelonë mezi prisnin që ta largonin pasi paga vjetore e tij rëndonte shumë buxhetin e klubit ndërsa në Angli kanë pritur me ankth finalizimin e operacionit.

Ilkai Gyndogan është rikthyer në “Etihad Stadium”, ndërsa Pep Guardiola ka preferuar që të “festojë” me një verë prej 500 stërlinash.

Tabloidëve britanikë nuk u shpëtojnë detajet e tilla pasi mëngjesin e sotëm kanë bërë me dije se trajneri spanjoll është parë në një vinotekë të Manchesterit, “Salut Wines”, teksa mori një shishe verë të shtrenjtë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll