Sport

Flick vlerëson mesfushorin Dani Olmo, por refuzon të flasë për çështjen Nico Williams

“Më pëlqen shumë puna e Olmos, ai është gati të luajë. Shpresoj të jetë gati për nesër”,- ka thënë Flick

23 Gusht 2024, 16:30 Nga DOSJA
Flick vlerëson mesfushorin Dani Olmo, por refuzon të flasë

SPANJE - Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick ka folur në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Athletic Bilbaos, ku dy nga pikat kishin të bënin me regjistrimin e Dani Olmos, i cili u transferua këtë verë dhe Nico Williams që është lidhur shumë me një transferim në Camp Nou.

Flick pret ndeshjen e tij të dytë të sezonit, duke kërkuar fitoren e tij të parë në shtëpi si trajner i Blaugranëve. Kundërshtari i tyre, Athletic Bilbao, nuk do të jetë një sfidë e lehtë, por pjesa më e madhe e javës është mbizotëruar nga bisedat për transferime.

Për një gjë të tillë ka folur edhe vet Flick, i cili pret ta ketë gati yllin spanjol, Dani Olmo, i cili këtë verë u transferua nga RB Leipzig për rreth 60 milionë euro.

“Nuk është puna ime të flas për regjistrimet. Më pëlqen shumë puna e Olmos, ai është gati të luajë. Shpresoj të jetë gati për nesër”,- ka thënë fillimisht Flick. “Ai është një lojtar fantastik. E shoh atë në stërvitje, nën presion, para portës dhe ai është absolutisht fantastik. Për ekipin, është pozitive, kështu që shpresojmë që ta shohim atë”.

Më tej, Flick u pyet edhe për yllin e Athletic Bilbaos, Nico Williams, i cili është lidhur shumë me një transferim te Barcelona, por trajneri gjerman refuzoi të flasë për situatën e tij.

“Nico Williams? Nuk do të flas për lojtarë që janë në klube të tjera. Jam i sigurt se Kounde do të ketë një lojë të shkëlqyer kundër tij”,- përfundoi trajneri i Barcelonës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 23 Gusht 2024, 11:15

UEFA nuk ka mëshirë për Vllazninë…

ZVICER - UEFA ka gjobitur Vllazninë për shkak të parregullsive të konstatuara nga delegati i ndeshjes Vllaznia-Valur, të luajtur m&eu...