Politike

Flakë e tym për të bllokuar Kryeministrin, Berisha nderon protestuesit e Roskovecit: Ju lumtë!

8 Mars 2019, 15:20 Nga DOSJA
Flakë e tym për të bllokuar Kryeministrin, Berisha nderon

Ish-kryeministri Sali Berisha, me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka vlerësuar banorët e Roskovecit në Fier, që i bllokuan rrugën Kryeministrit Edi Rama duke djegur goma, për të mos e lënë atë që të shkonte në takimin me disa gra të Fierit.

Berisha shpreh nderime për banorët, që sipas tij guxuan t’i ngrijnë festën kryeministrit Rama.

“Kjo eshte pritja qe i rezervon Edvinit Roskoveci.

Qytetaret i bllokojne rrugen, i ngrijne festen!

Nderim qytetareve te Roskovecit per guximin dhe kurajon e tyre. Rama ik, ik,ik,ik. Ju lumte! sb”, – shkruan Berisha.

Sot dhjetëra qytetarë në Roskovec kanë bllokuar rrugën kryesore të qytetit duke u bllokuar kështu rrugën kryeministrit Edi Rama. (Lexo këtu) Gjatë kësaj proteste banorët u kanë vënë flakën gomave për të mos lejuar kalimin e kryeministrit.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike

Sondazh

Poll