Politike

Ironia e Palokës me Ramën: Si Enveri, s’la ‘gjeni’ pa futur në byro se ashtu rezultonte ‘më i dituri’

8 Mars 2019, 14:53 Nga DOSJA

TIRANË- Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka vijuar me ironitë ndaj ministrave të qeverisë Rama 3.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Paloka teksa teksa shpërndan një meme të Genc Sejkos, të njohur ndryshe si “Njeriu meme”, ironizon me Kryeministrin Rama teksa e krahason atë me diktatorin Enver Hoxha.

Ai shkruan: “E ka ndarë mendjen ta kopjojë Enverin në çdo gjë…edhe ai nuk la “gjeni” pa futur në byro se ashtu rezultonte vetë “më i dituri””.

Kujtojmë se ministrja e marrëdhënieve me Parlamentin, Elisa Spiropali e ftuar në studion televizive “ABC News” teksa fliste për veprimet e opozitës i ka krahasuar me ato të personazhit të njohur të letërsisë, Don Kishotit, por duke bërë një gafë, pasi e quajti atë si një fikurë të letërsisë shqiptare. (Lexo këtu)

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike don kishoti shqiptar edi paloka edi rama elisa spiropali don kishoti shqiptar edi paloka edi rama elisa spiropali

Sondazh

Poll