Politike

Me xhup kamuflazh dhe me tollumbace në duar, kryebashkiaku socialist feston ditëlindjen: Më bëtë të ndjehem fëmijë

12 Dhjetor 2019, 20:03 Nga DOSJA
Me xhup kamuflazh dhe me tollumbace në duar, kryebashkiaku socialist feston

LEZHË– Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu ka festuar sot ditëlindjen e tij të 53-të. I vesh me xhup kamuflazh, e tollumbace kuqezi në duar, Ndreu ka shprehur ndjesitë që ka marrë nga ata që e kanë uruar. 

Krahas fotos që ka postuar brenda një shkolle, Ndreu falenderon të gjithë ata që e kanë uruar duke shtuar se e kanë bërë që të ndjehen si fëmijë. 

“Faleminderit të gjithëve që sot më uruat ditëlindjen e 53-të. Me sms, telefon, apo live, më zbukuruat ditën, më bëtë të ndjehem fëmijë dhe ta shijoj pafund këtë ditë të shënuar të jetës time! Mirënjohje!,”-shkruan Ndreu. 

Ndreu u zgjodh nga kryebashkiak i Lezhës në zgjedhjet e 30 qershorit, në të cilat duhet të konkuronte para dy kandidatëve, të cilët u tërhoqën nga gara. 

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ditelindja e pjerin ndreut lezhe pjerin ndreu ditelindja e pjerin ndreut lezhe pjerin ndreu

Sondazh

Poll