Politike

‘Do na hidhte në erë’/ Rama ‘frikësohet’ nga i moshuari në Farkë: Ta kisha në opozitë, do më kishte rrëzuar 7 h

12 Dhjetor 2019, 16:02 Nga DOSJA
‘Do na hidhte në erë’/ Rama ‘frikësohet’

FARKË- Kryeministri Edi Rama ka mbetur shumë i impresionuar nga i moshuari Sefer Poçi, shtëpinë e të cilit e inspektoi nga afër pas rindërtimit.

Banesa e të moshuarit në Farkë ishte dëmtuar nga tërmeri i 21 shtatorit. Teksa largohej nga shtëpia, Rama nuk i ka mbajtur për vete komplimentat duke i treguar djalit të tij se sa shumë i moshuari e kishte “kënaqur”.

Sefer je i madh do vij të të takoj. Ai qenka për parlament. Atë të kisha në opozitë unë do më kishte rrëzuar 7 herë deri më tani. Shyqyr që s’kemi këtë në opozitë se do na hidhte në erë. Gjigand. Monument kulture. Ai ishte kompjuter në tru,”-tha Rama. 

Ditën e sotme kryeministri Rama njofton se familja Poçi, dy muaj më parë mbeti në qiell të hapur, por vitin e ri do e gëzojë në banesën e re. Shumicën e vizitës, Rama e kaloi me kryefamiljarin e moshuar, ku mes të dyve nuk kanë munguar as batutat.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama farke sefer poci edi rama farke sefer poci

Sondazh

Poll