Politike

PËRPLASJET/ ‘KED nuk bllokohet’, Blushi paralajmëron video të reja për Dvoranin: Mblidh mendjen

12 Dhjetor 2019, 16:18 Nga DOSJA
PËRPLASJET/ ‘KED nuk bllokohet’, Blushi paralajmëron video

TIRANË– Dita e sotme është shoqëruar me replika dhe përplasje mes kryetarit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvoranit dhe zëdhënësit të Presidencës Tedi Blushi.

Ishte ky i fundit që paraditen e sotme në një reagim zyrtar u shpreh se nëse bllokimi i KED po përdoret si alibi për Dvoranin, kjo gjë është e neveritshme.

Nga ana tjetër, kreu i KED, në një deklaratë për mediat u shpreh se fjalët e tij janë keqkuptuar. Dvorani publikoi edhe njëherë videon ku dëgjohen përgjigjet e tij ndaj pyetjeve të gazetarëve. Një ditë më aprë pas daljes nga Prokuroria ku dha dëshminë.

Dvorani shtoi gjithashtu se në asnjë moment nuk ka thënë se KED bllokohet me marrjen e tij sit ë padnehur. Menjëherë pas kësaj deklarate, Blushi reagoi sërish.

Në një status në rrjetet sociale, zëdhënësi i Presidencës paralajmëroi publikimin e videove të tjera për Dvoranin, të cilit i bëri edhe thirrje të mbledhë mendjen.

Presidenti Ilir Meta dy ditë më parë u paraqit në Prokurori për padinë ndaj kreu të KED-së. Më pas Meta publikoi edhe një video shpjeguese ku sipas tij vërtetohet sesi u përdor Ardian Dvorani. Për këtë nuk mungoi edhe një reagim i vetë Ardian Dvorani, i cili pas dëshmisë në Prokurori u shpreh se hetimi për çështje të tilla duhet të zhvillohet në Prokurori dhe jo në media me filma me metrazh të shkurtër.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ardian dvorani padia e metes per ardian dvoranin tedi blushi ardian dvorani padia e metes per ardian dvoranin tedi blushi

Sondazh

Poll