Politike

Emrat/ Dy familjeve të prekura nga tërmeti, Spaho: Qeveria nuk i ndihmon, ju tregoj arsyet e forta

12 Dhjetor 2019, 17:30 Nga DOSJA
Emrat/ Dy familjeve të prekura nga tërmeti, Spaho: Qeveria nuk i

TIRANË– Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho ka publikuar rastet e dy familjeve që sipas tij nuk janë ndihmuar nga qeveria, edhe pse janë prekur tërmeti i 26 nëntorit. Në një reagim syrtar, Spaho shkruan se njëra prej familjeve është në fshatin Ballashenjë.

Sipas nënkryetarit të PD-së, kryefamiljari Dalip Hasa është shprehur se nuk është ndihmuar nga qeveria dhe kryeministri Edi Rama pasi është demokrat.

Ndërsa familja e Gentian Dollajt, në Kombinat nuk është ndihmuar aspak, edhe pse sipas Spahos kanë pësuar dëme të mëdha nga tëmreti dhe është një familje invalide.

Postimi i Edmond Spahos në Facebook

Rasti 1

Me poshte eshte shtepia e Dalip Hasa ne fshatin Ballashenje, njesia administrative Peze. Shtepia eshte demtuar nga termetet e dates 21 Shtator dhe 26 Nentor por deri me sot askush nga pushteti vendor nuk ka shkuar te vleresoje demet apo ta pyesin ne se ka ndonje nevoje pasi ai eshte aktivist i PD. Rasti ne fjale i eshte bere i ditur kryetarit te njesise administrative Peze z. Besmir Kola nga drejtuesit e PD te zones. Shpresoj qe kjo thirrje te sherbeje per te qe ta vizitoje kete banor te njesise se tij dhe ta ndihmoje si te gjithe qytetaret e tjere pa dallim bindje politike.

Rasti 2

Fotot e me poshteme jane bere sot ne familjen e Gentian Dollaj, ne njesine Administrative Nr. 6, Kombinat,

rruga “Tanush Frasheri”, pallati 147 prane Shkolles Musine Kokalari.

Familja perbehet nga 7 pjestare, 3 prej te cileve jane invalide. Mjaftime Dollaj 72 vjece e semure dhe e paralizur, Fatmira Dollaj, e semure dhe invalide dhe Roland Dollaj, invalid me probleme te shendetit mendor.

Pallati ku banojne eshte shpallur i pa banueshem dhe apartamenti i tyre eshte demtuar shume nga termeti. Familja Dollaj vazhdon te jetoje aty per arsye se nuk i eshte gjetur objekt tjeter banimi.

Njesia administrative i ka premtuar bonus qeraje prej 22000 leke ne muaj te cilat ende nuk i ka marre. Gentiani thote qe shtepia me e vogel me qera ne ate zone kushton 30 mije leke ne muaj dhe per shkak te kushteve familjare ne te cilat ndodhet, ai e ka te pamundur te gjeje shtepi tjeter. Ai kerkon qe njesia administrative ta sistemoje ne nje ambient te pershtatshem.

Drejtuesit e Partise Demokratike ne Kombinat kane kontaktuar me kryetarin e njesise administrative por i vetmi premtim ka qene qe do i japin bonusin e qerase.

I bejme thirrje kryetarit te kesaj njesie z. Adriatik Merko ta vizitoje familjen ne fjale dhe ta sistemoje diku tjeter, pasi godina jo vetem eshte e pabanueshme per shkak te demtimit nga termeti por atje jane tre invalide te cilet e kane te pamundur te kujdesen per vehten.

Për shkak të tërmetit të 26 nëntorit, qeveria shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në tre qarqe: Durrës, Kurbin dhe Tiranë. Pasojat e lëkundeve që shënuan 7 ballë ishin 51 persona të vdekur, 913 të plagosur dhe 47 të shpëtuar. Edhe pse kanë kaluar më shumë se 2 javë nga tërmetit toka ende dridhet nga paslëkundjet, të cilat përgjithësisht kanë pasur intensitet të ulët. Tashmë ka nisur puna për idenftifikimin e dëmeve dhe paralelisht po mblidhen fonde për të rikuperuar humbjet e shkaktuara nga fatkeqsia e tërmetit.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edmond spaho tragjedia e 26 nentorit 2019 edmond spaho tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll