Politike

Familja Poçi me shtëpi të re, Rama mrekullohet nga Seferi: Monument Kulture, ky duhej të ishte opozita (VD)

12 Dhjetor 2019, 15:16 Nga DOSJA
Familja Poçi me shtëpi të re, Rama mrekullohet nga Seferi:

TIRANE- Kryeministri Edi Rama ishte në Farkë, në shtëpinë e re të familjes së Sefer Poçit të prekur nga tërmeti i 21 shtatorit 2019.  Rama njofton se familja Poçi, dy muaj më parë mbeti në qiell të hapur, por vitin e ri do e gëzojë në banesën e re.

Gjatë gjithë vizitës në shtëpinë Poçi, Rama ka shkëmbyer batuta me të moshuarin, i cili i është ulur pranë dhe e ka pyetur personalisht për detaje nga jeta e tij. 

Fillimisht i moshuari e ka pyetur kryeministrin ku jetonte pasi fshati i Surrelit nuk i dukej i besueshëm, më pas pyetjet kanë vijuar me mënyrën se si Rama e kishte ndërtuar shtëpinë e tij. Rama e ka “sqaruar” se banesa e tij ishte shumë e thjeshtë, ndryshe nga ajo e kolegëve të tij, të cilët ishin të dhënë pas detajeve luksoze. 

Në përfundim të vizitës Rama ka mbetur i impresionuar nga i moshuari, për të cilin është shprehur se nëse do ta kishte në opozitë, do ta kishte rrëzuar me kohë nga pushteti. 

(F.g; k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama sefer poci termeti i 21 shtatorit edi rama sefer poci termeti i 21 shtatorit

Sondazh

Poll