Politike

Rama vizitë në shtëpinë e Aurelit që u hodh nga kati i tretë: Je si Bashkim Fino, në shkollë të hënën do shkojmë bas

12 Dhjetor 2019, 16:33 Nga DOSJA
Rama vizitë në shtëpinë e Aurelit që u hodh nga kati i

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në shtëpinë e re të Aurelit, 8 vjeçarit që u hodh nga kati i tretë për t’i shpëtuar tërmetit të 26 nëntorit.

Rama i ka thënë Aurelit që tani është i famshëm, pas takimit me Kristianon Ronaldon. “Në shtëpinë e ëngjëllit ? i cili fluturoi nga kati i tretë për t’i thënë JO vdekjes e që sot pas ëndrrës së realizuar për të takuar Ronaldon, vazhdon jetën plot me ëndrra e dëshira të cilat një kampion i këtij niveli do i arrijë patjetër ?”, shkruan Rama në Facebook.

Ndërsa gjatë bisedës me Aurelin, Rama i tha se është njësoj si Bashkim Fino dhe kanë bërë një mundje dore së bashku, ku fitimtar ka dalë vogëlushi.

Është i fortë, si një Bashkim Fino i vogël me gjithë këtë bark, por këtë se mund dot. Finon e mund, por këtë jo. Është i fortë shumë, por bëhet dhe më i fortë, vetëm duhet të bëj stërvitje”, u shpreh kreu i qeverisë.

Më tej Kryeministri i bëri dhe një premtin vogëlishit, duke i thënë se të hënën do shkojnë bashkë në shkolllë. “Të hënën do vi unë të të coj në shkollë. Vetëm do zgjohesh herët që të shkojmë në orar, se në shkollë shkohet në kohë”, u shpreh më tej kreu i qeverisë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike aureli edi rama termet 26 nentor 2019 tragjedia e 26 nentorit 2019 aureli edi rama termet 26 nentor 2019 tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll