Politike

“S’bie pre e lojërave mediatike”, Blushi paralajmëron të tjera video për Dvoranin: Mblidh mendjen!

12 Dhjetor 2019, 15:26 Nga DOSJA
“S’bie pre e lojërave mediatike”, Blushi

TIRANË– Tedi Blushi ka pralajmëruar publikimin e videove të tjera për kryetarin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, ArdianDvoranin.

Pasi ky i fundit në një deklaratë zyrtare për mediat, sqaroi faktin se KED nuk mbyllet edhe nëse ai vetë merret si i pandehur pas padisë së ngritur nga Presidenti Ilir Meta, zëdhënësi i presidencës ka reaguar sërish.

Në një status në rrjetin social Facebook, Blushi shkruan se publikimi i videove nuk ka mbaruar akoma, ndërkohë që i bën thirrje Dvoranit të mbledhë mendjen dhe të ruajë qetësinë.

Dvoran, ruaj qetësinë dhe mblidh mendjen!
Të lutem mos dëmto provat se do rëndosh më shumë pozitën tënde!
Më thonë gazetarët se paske publikuar dhe një video? Shumë mirë!
Vetëm ruaj qetësinë me videot, se publikimi i tyre nuk ka filluar akoma!
Ne e dimë që ty të kanë ngatërruar në anglisht, por do të sqarojmë edhe në shqip!
Ndaj bën mirë t’i publikosh vetë i pari të gjitha provat dhe videot!
Megjithatë, ne me shumë qetësi po presim hetimin!
Reforma në Drejtësi do ecë përpara dhe askush nuk mund ta ndalë dot!“- shkruan Blushi në reagimin e tij. 

Në një deklaratë zyrtare, Dvorani u shpreh se KED nuk ka mundësi të bllokohet edhe nëse ai vetë merret i pandehur pasi kjo gjë është e rregulluar me ligj.

Presidenti Ilir Meta dy ditë më parë u paraqit në Prokurori për padinë ndaj kreu të KED-së. Më pas Meta publikoi edhe një video shpjeguese ku sipas tij vërtetohet sesi u përdor Ardian Dvorani. Për këtë nuk mungoi edhe një reagim i vetë Ardian Dvorani, i cili pas dëshmisë në Prokurori u shpreh se hetimi për çështje të tilla duhet të zhvillohet në Prokurori dhe jo në media me filma me metrazh të shkurtër.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ardian dvorani padia e metes per ardian dvoranin tedi blushi ardian dvorani padia e metes per ardian dvoranin tedi blushi

Sondazh

Poll