Politike

“Duan t’i rrisin vlerat vetes”, Rama tjetër ‘kunjë’ kundër Veliajt: Ai merret me menaxhime, unë me muhabet (VD)

12 Dhjetor 2019, 16:17 Nga DOSJA
“Duan t’i rrisin vlerat vetes”, Rama tjetër

TIRANË- Kryeminsitri Edi Rama ka zhvilluar sot një vizitë në shtëpinë e re të Sefer Poçit. Kjo familje mbeti pa shtëpi nga tërmeti i 21 shtatorit, ku nuk kanë munguar as batutat.

Në një moment teksa po fliste me gjyshin e shtëpisë, Sefer Poçin, ka bërë batuta për menaxhuesit, duke thënë se se ata që duan t’u rrisin vlerat vetes thonë që janë menaxher.

Por më tej duke vijuar me batutat, Rama tha se Veliaj merrej me menaxhime, ndërsa ai vet merrej me muhabete.

BATUTAT

Rama: E ëmbëlsove ti, por tek menaxhimi…

Sefer Poçi: Nusja më thotë se nuk di të menaxhojë.

Rama:  Të thotë ky nuk di më menaxhu?

Poçi: Më thotë që nuk di të mënaxhoj, por unë kam bërë 10 kalamaj.

Rama: Do të thotë që ke bërë shumë dhe nuk di të menaxhosh mirë. Tani të dëgjojmë pak djalin.

Djali i Seferit: Faleminderit për respektin, për ndihmën që na kë dhënë, por merita ka dhe Erioni .

Rama: Le mos na ashtu.

Djali i Seferit: Ka merita për Zotin.

Rama: Dëgjo, ti lidhu me Erionin unë lidhem më ketë. Ju merruni me manaxhime ne kemi muhabetet.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama erion veliaj rama ne familjen poçi termet 21 shtator edi rama erion veliaj rama ne familjen poçi termet 21 shtator

Sondazh

Poll