Politike

Paketa anti-shpifje, Fitim Zekthi: AMA dhe AKEP mund të mbyllin portale dhe televizione, cënohet liria e mbrohet Rama

12 Dhjetor 2019, 18:42 Nga DOSJA
Paketa anti-shpifje, Fitim Zekthi: AMA dhe AKEP mund të mbyllin portale dhe

TIRANË- Pedagogu dhe analisti Fitim Zekthi teksa është shprehur kundër paketën anti-shpifje e propozuar nga qeveria, pasi sipas tij këto ligje cënojnë lirinë e medias. I ftuar sot në rubrikën “Opinion” në News 24, Zekthi u shpreh se kjo paketë i jep të drejtë AMA-s dhe AKEP të drejtën për të gjobitur mediat.

Më tej analisti u shpreh se Rama kërkon të uzurpojë edhe mediat dhe shtoi se në Shqipëri duhet të jesh me Ramën që të marrësh ajër.

Shpifja në Shqipëri është e dënueshme. Ajo që kërkohet është që mes dy institucioneve AMA dhe AKEP, t’u jepet atyre e drejta që të gjobisin dhe të mbyllin një TV apo portal online nëse konstatohet që kanë bërë shpifje. Ky është problem shumë i madh. Pasi në radhë të parë në mënyrë arbitrare dy institucione që janë qeveritare, pavarësisht se zgjidhen nga parlamenti, që do të vendosin nëse është shpifje apo jo një gjë. Gjëja e dytë është që konteksti që jetojmë në Shqipëri është që ne vuajmë nga kontrolli që ka qeveria mbi mediat. Sot në Shqipëri media nuk është e pavarur. Regjimet ushtarake, despotike, për të kontrolluar mediat kanë dhunën. Sot në Shqipëri që të marrësh edhe ajër duhet të jesh me kryeministrin. Për fat të mirë apo të keq të kryeministrit disa të vërteta do të dalin në media. AKEP dhe AMA s’do jenë asgjë më shumë, por do mbrojnë kryeministrin, ‘policë’ të tij”, u shpreh ndër të tjera Zekthi.

Qeveria socialiste është investuar prej 2 vitesh në krijimin e një pakete të quajtur “Paketa Anti-shpifjee cila do të kalojë në Kuvend në 19 dhjetor. Kjo paketë, e cila synon të vendosë rregulla në mediet online, është pritur negativisht nga gazetarët dhe organizatat që mbrojnë fjalën e lirë. Me këtë ligj, Shqipëria kthehet në vendin e vetëm në Evropë që gazetarët dhe mediat gjobiten me vendime administrative. Por përveç gjobave media online do të përballet dhe me mbyllje, ku parashikohet një gjë e tillë kur publikohet 5 “fake news”, bllokohet për një vit.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike fitim zekthi paketa anti shpifje rama kunder mediave fitim zekthi paketa anti shpifje rama kunder mediave

Sondazh

Poll