Politike

Meta publikon në anglisht spotin për Dvoranin: Mbrojtja e integritetit të Gjykatës Kushtetuese, detyrë mbi detyrat

12 Dhjetor 2019, 15:11 Nga DOSJA
Meta publikon në anglisht spotin për Dvoranin: Mbrojtja e integritetit

TIRANË- Presidenti Ilir Meta, ka publikuar spotin kundër Ardian Dvoranit në anglisht. Në një reagim në Facebook, bashkë me videon Meta shkruan se ky spot është në mbrotjej të Kushtetutës.  

Meta ka vendosur që të vijojë “luftën” me kreun e KED dhe shkruan se mbrotja e integritetit të Gjykatës Kushtetuese është detyrë mbi detyrat.


“Të dashur miq, Me kërkesën tuaj po e publikoj dhe në anglisht spotin e parë në mbrojtje të Kushtetutës dhe integritetit të Gjykatës Kushtetuese. Mbrojtja e Integritetit të Gjykatës Kushtetuese, DETYRË MBI DETYRAT!”, shkruan Meta.

Presidenti Ilir Meta dy ditë më parë u paraqit në Prokurori për padinë ndaj kreu të KED-së. Më pas Meta publikoi edhe një video shpjeguese ku sipas tij vërtetohet sesi u përdor Ardian Dvorani. Për këtë nuk mungoi edhe një reagim i vetë Ardian Dvorani, i cili pas dëshmisë në Prokurori u shpreh se hetimi për çështje të tilla duhet të zhvillohet në Prokurori dhe jo në media me filma me metrazh të shkurtër. Replikat mes kreut të KED dhe Presidencës kanë vijuar dhe gjatë ditës së sotme. 

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ardian dvorani ilir meta padia e metes per ardian dvoranin ardian dvorani ilir meta padia e metes per ardian dvoranin

Sondazh

Poll