Sport

Perjashtimi i Kamzës, flet Orelesi: Na u duk sikur ndërroi jetë dikush

8 Mars 2019, 13:32 Nga DOSJA
Perjashtimi i Kamzës, flet Orelesi: Na u duk sikur ndërroi jetë

Pas dhunës ndaj arbitrit Eldorian Hamiti në ndeshjen Kamza Laçi të dielën e kaluar, ka folur dhe mbrojtësi i Kazmës, Nuredin Orelesi në lidhje më dhunën e ushtruar po edhe për vendimin e Komisionit të Disiplinës për të përjashtuar ekipin e tij nga Kategoria Superiore.

Futbollisti nigerian në një bidedë për ‘Top Channel’ tregon se si e përjetoi dënimin e FSHF dhe rrëzimin në kategorinë e dytë duke thënë se ishte një vendim tejet i rëndë për klubin por mbi të gjitha për lojtarët e skuadrës.

Ishte një lajm shumë i keq, sikur na thanë që dikush ndërroi jetë. Ne po stërviteshim dhe e dinim që do të kishte një ndëshkim, plus edhe gjobë. Por kur mësuam që do të zbrisnim dy kategori më poshtë, ishte shumë e rëndë.

Kur udhëheq ndeshjen, nuk mund të thuash gjë për vendimin e arbitrit. Ne u nevrikosëm për kohën shtesë, por kur vërshëlleu për penallti, gjithçka mbaroi. Vendimi u dha dhe nuk kishte me vend për diskutim.

Në futboll duhet të luash me kokë. Unë kujtoj ndeshjen Kukësi-Skënderbeu, ku gjyqtari na e bëri shumë keq. Por ne e pranuam dhe asgjë nuk ndodhi. Shumë nga ata që shkaktuan dhunë atje, janë në kafe tani dhe po rrinë për qejfin e tyre. Por, ne futbollistët vuajmë pasojat.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport dhuna ne stadiume eldorian hamiti nuredin orelesi perjashtohet kamza dhuna ne stadiume eldorian hamiti nuredin orelesi perjashtohet kamza

Sondazh

Poll