Sport

Marcelo drejt Juventusit, palët kanë rënë dakort për një kontratë 4 vjeçare

7 Mars 2019, 20:37 Nga DOSJA
Marcelo drejt Juventusit, palët kanë rënë dakort për

Marcelo mendohet të ketë rënë në dakortësi që t’i bashkohet Juventusit këtë verë në një kontratë 4 vjeçare duke u ribashkuar kështu me shokun e tij të vjetër Cristiano Ronaldo në Torino pas jetës së vështirë së fundmi në Madrid.

Mbrojtësi brazilian e ka humbur vendin e titullarit ndaj Sergio Reguillon dhe gjithashtu nuk është pjesë e kombëtares, me trajnerin Tite i cili nuk është i impresionuar nga forma aktuale e veteranit.

Dhe me sezon e madrilenëve që po shkon keq e më keq, Marcelo ka vendosur ka pranuar ti bashkohet bardhezinjve për një kontratë e cila do i sjellë atij 12 milionë euro në muaj, sipas gazetës italiane La Stampa.

Marcelo u takua kohët e fundit me drejtorin e përgjithshëm të Real Madridit, José Ángel Sánchez për të shprehur shqetësimet e tij lidhur me mungesën e kohës në fushë dhe kërkoi të lejohej të largohej nga klubi në verë.

Juventusi ka qenë prej kohësh i lidhur me një lëvizje për Marcelo, ku miqësia e ngushtë me Ronaldon ishte bindëse për ta sjellur atë në Torino.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport cristiano ronaldo juventus marcelo real madrid cristiano ronaldo juventus marcelo real madrid

Sondazh

Poll