Politike

Rama dekoron heronjtë e heshtur që shpëtuan jetë në Thumanë e Durrës: Kjo medalje nuk është dhënë kurrë më parë (V

11 Dhjetor 2019, 18:28 Nga DOSJA
Rama dekoron heronjtë e heshtur që shpëtuan jetë në

TIRANË- Trupat e huajt të kërkim-shpëtimit që nxorrët nga rrënojat të plagosurit dhe viktimat pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit, janë dekoruar me medalje të artë. Në një ceremoni të zhvilluar sot nga Edi Rama në prani të ambasadorëve, ka dekoruar të gjithë trupat e huaj duke i falenderuar dhe njëherë për atë që bënë për popullin shqiptar.

Edi Rama tha se medalja e akorduar sot për ta është shumë e veçantë dhe nuk është dhënë kurrë më parë, ‘Medaljen e Artë për Vlerësim Profesional’.

“Një medalje nuk do të thotë asgjë, por është një medalje që jepet për herë të parë, ka kohë që është bërë, por nuk është dhënë kurrë më parë, pasi është një medalje që është e vështirë ‘Medalje e Artë për Vlerësim Profesional’. Por lumë ata që do ta marrin më mbrapa dhe do të renditen në radhën e atyre që janë pas këtyre trupave që për na përkushtimi dhe aftësitë profesionale janë ndër gjerat më të çmuara dhe dua që t’iu lutem që t’i përcillni bashkë me medaljet të gjithë komandantëve të këtyre trupave shprehën më të ndjerë të mirënjohjes në emër të popullit shqiptar dhe urimin më të madh për një vit sa më të lumtur në familjen e tyre. Kjo medalje kuqezi që është shprehje e dhimbjes dhe vlerësimit”, tha Rama.

Rama ka dekoruar trupat e huaj të kërkim-shpëtimit. Për të gjithë ata që morën pjesë në nxjerrjen e viktimave dhe të plagosurve nga rrënoja u akordua ‘Medalje e Artë për Vlerësim Profesional’. Kryeministri falenderoi të gjithë dhe tha se u ishte mirënjohës. Krahasoi veten me Braçen dhe Hamletin, por iu përgjigj dhe kritikëve.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama rama dekoron heronjte e heshtur rama mbledh ambasadoret tragjedia e 26 nëntorit edi rama rama dekoron heronjte e heshtur rama mbledh ambasadoret tragjedia e 26 nëntorit

Sondazh

Poll