Politike

“Naltmadhnia” në telashe? Kujtim Gjuzi dhe Myslim Murrizi, drejt ndëshkimit për diskriminim! Zbulohet arsyeja

11 Dhjetor 2019, 17:16 Nga DOSJA
“Naltmadhnia” në telashe? Kujtim Gjuzi dhe Myslim Murrizi,

Top Channel mëson se deputeti Kujtim Gjuzi dhe nënkryetari Kuvendit, Myslim Murrizi, mund të ndëshkohen për përdorimin e gjuhës së urrejtjes në Kuvendin e Shqipërisë.

Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, duke iu referuar burimeve nga Kuvendi raporton se do të jetë vetën kreu Parlamentit, Gramoz Ruçi, që do të drejtojë mbledhjen paraditen e të enjtes.

Pikënisja e kësaj mbledhje ka ardhur pas një mori me ankesa nga organizatat e të drejtave të njeriut pas diskutimeve me gjuhë urrejtje e disktriminuese përdorur nga Gjuzi dhe Murrizi.

Po ashtu mësohet se në këtë mbledhje, organizuar nga Ruçi, është ftuar edhe Komisioneri Kundra Diskriminimit.

Se cila do të jetë masa ndëshkuese për këta dy deputetë kontrovers në retorikën e tyre politike, këtë do ta vendosë kjo mbledhje e cila pritet të zhvillohet me dyer të mbyllura.

Marrë nga Top Channel

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike fjalori diskriminues i myslim murrizit kujtim gjuzi kuvendi i shqiperise myslim murrizi fjalori diskriminues i myslim murrizit kujtim gjuzi kuvendi i shqiperise myslim murrizi

Sondazh

Poll