Politike

Rama falenderon skuadrat e huaja të kërkim-shpëtimit: Legjionarët e Francës u shfaqën në Durrës, histori e gjallë solid

11 Dhjetor 2019, 17:56 Nga DOSJA
Rama falenderon skuadrat e huaja të kërkim-shpëtimit:

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka shprehur sot falenderime për të gjitha skuadrat e kërkim-shpëtimit që nxorrën të plagosurir dhe viktimat nga rrënojat në Durrë se Thumanë. Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij tha se askush nuk mund ta tregonte aq bukur siç e kishte para ai.

Ai shtoi duke thënë se  kishte parë legjiOnarët e Francës në Durrës, kishte parë izraelitët, kosovarët e shumë kombe që kishin dërguar skaudrat e tyre në Shqipëri.

Njësoj sikur të kishin ardhur me porosi për të mishëruar atë që etrit themelues të Europës shkruanin se kur Europianët të punojnë bashkë ka vetëm një horizonte të përbashkët qëllimesh dhe idesh”, shtoi më tej Rama.

PJESË NGA DEKLARATA

Për vëllezërit tanë nga Kosova çfarë fjalësh mund ta përshkruajnë? Asnjë fjalë nuk e përshkruan atë që sytë e mi e kanë të ngulitur në kujtesë. Si ta tregosh aq bukur sa e pashë unë? Si të tregoj Francës që kujtoja se e kisha parë mjaftueshëm deri kur legjionarët u shfaqën në Durrës? Po skuadrën izralelite? Këto dy javë janë histori brenda historisë, histori e gjallë solidariteti faktik. Solidariteti që si fjalë ne e përdorim por këto dy janë e pamë të mishëruar në njerëz, flamuj dhe gjuhë të ndryshme. Njësoj sikur të kishin ardhur me porosi për të mishëruar atë që etrit themelues të Europës shkruanin se kur Europianët të punojnë bashkë ka vetëm një horizonte të përbashkët qëllimesh dhe idesh.

 Nuk do të ekzagjeroja kur të tregoj mënyrën sesi trupat tona punonin krah forcave të huaja. Krah për krah njëri-tjetrit. Nuk harrova Zvicrën natyrisht, edhe pse ato ditë ishte e jashtëzakonshme si vetë emri që ka. E veccova se ka zgjedhur të jetë vecc dhe jashtë Europës. Ndoshta operacionet e kërkim-shpëtimit janë të vetmet që rrezikohet jeta. Dua t’ju siguroj se pikërisht kështu i shoh dhe i shohim këto gërmadha dhe sheshbeteja kur njerëzit tuaj luftuan për të nxjerrë njerëz nga tanët. Procesi i rindërimit ka nisur dhe kemi filluar të punojmë intensivisht për të përgatitur planet e rindërimit.

Në buxhetin e miratuar kemi 200 mln dollar fond për rindërimin që do të kërkojë ende më tepër se kaq/ detyrimi ynë është që ofrojmë një zgjidhje të drejtë dhe afatgjatë për të gjitha familjet që kanë humbur. Nuk duam që procesi i rindëritmit të bëhet në kurriz të të ardhmes të të gjithë qytetarëve. Nuk kemi parashikuar asnjë taksë të re apo rritje të borxhit. As buxheti i mbrojtjes nuk do të preket. Si anëtarë të NATOS ne nuk i ikim angazhimit e t’I bëjmë bisht në atë tryezë ku kemi nderin e madh të jemi. Në këto vite kemi bërë shumë për të vendosur ekonominë dhe financat e vendit në një themel të qëndrueshem dhe nuk mund ta prekim këtë themel.

Natyrisht jam krenar që pavarëisht përmasave të jashtëzakonshme të kësaj katastrofe ne e kemi përballuar në momentin e parë plot dinjitet. Ju jeni dëshmitarë të efektit që ka një tërmet me qeverisjen. Shqipëria ka arritur të sistemojë të pastrehët në kohë rekord në hotele dhe shtëpi me qera, që janë më të mira se të prekurit kanë humbur.

Rama ka dekoruar trupat e huaj të kërkim-shpëtimit. Për të gjithë ata që morën pjesë në nxjerrjen e viktimave dhe të plagosurve nga rrënoja u akordua ‘Medalje e Artë për Vlerësim Profesional’. Kryeministri falenderoi të gjithë dhe tha se u ishte mirënjohës. Krahasoi veten me Braçen dhe Hamletin, por iu përgjigj dhe kritikëve.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama rama mbledh ambasadoret tragjedia e 26 nentorit 2019 edi rama rama mbledh ambasadoret tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll