Politike

Siguria nga 5G, Qeveria miraton në parim memorandumin e bashkëpunimit me SHBA-në

11 Dhjetor 2019, 17:06 Nga DOSJA
Siguria nga 5G, Qeveria miraton në parim memorandumin e bashkëpunimit

TIRANË– Qeveria shqiptare ka marrë sot vendimin për miratimin në parim të një memorandumi mirëkuptimi me qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për sigurinë e 4G dhe 5G në Shqipëri.

Në vendimin për mban firmën e Zëvendës Kryeministrit Erion Braçe, do miratohet marrëveshja në parim për sigurinë e rrjetit 5G, që ka ngjallur shumë debate në vendin tonë.

VENDIM I PLOTË

VENDIM PËR MIRATIMIN, NË PARIM, TË MEMORANDUMIT TË MIRËKUPTIMIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS, PËR SIGURINË 4G DHE 5G

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

VENDOSI: Miratimin, në parim, të memorandumit të mirëkuptimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për sigurinë 4G dhe 5G, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Pak pas publikimit të lajmit për rrjetin 5G një reagim ka ardhur edhe nga zv.kryeministri Erion Braçe, i cili u shpreh se vendimi ishte marrë bashkë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 

Trendi më i ri është rrjeti 5G që do të sjellë shumë risi në përdorimin fleksibël të internetit. Në Shqipëri rrjeti 5G është promovuar nga Qeveria dhe Edi Rama. Por zëra nga qeveria kanë dalë kundër 5G-së dhe kanë kërkuar që të ketë shumë kujdes. Po ashtu dhe SHBA ka bërë disa herë thirrje shtetit shqiptar që të kënë kujdes me implementimin e 5G.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike frika nga 5g qeveria marreveshje me shba rrjeti 5g ne shqiperi frika nga 5g qeveria marreveshje me shba rrjeti 5g ne shqiperi

Sondazh

Poll