Politike

Meta takon ministrin italian: I shpreha falenderimet për ndihmën që dhanë për tërmetin

11 Dhjetor 2019, 16:05 Nga DOSJA
Meta takon ministrin italian: I shpreha falenderimet për ndihmën

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka pritur sot në një takim Ministrin e Punëve të Jashtme të Italisë, Luigi Di Maio. Në një reagim në Facebook, Meta shkruan se i ka shprehur falenderimet për ndihmën që i ka dhënë Italia për tërmetin.

Më tej Presidenti shton se asistenca italiane për rindërtimin dhe rehabilitimin e zonave të prekura është e mirëpritur.

“Kënaqësi të takoja sot Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Republikës Italiane, Sh.T.Z. Luigi Di Maio. Shpreha falënderimet dhe mirënjohjen e thellë për ndihmën e menjëhershme të dhënë nga Italia mike në operacionet e kërkim-shpëtimit pas tërmetit të 26 nëntorit 2019 që goditi vendin tonë. Asistenca italiane për rindërtimin dhe rehabilitimin e zonave të prekura është e mirëpritur! Partneriteti strategjik mes Shqipërisë dhe Italisë dhe marrëdhëniet e shkëlqyera e tradicionale mes dy popujve tanë, meritojnë të forcohen më tej, për një të ardhme më të ndritur! ?????”, shkruan Meta.

Ministri i Punëve të Jashtme të Italisë, Luigi Di Maio vjen në Shqipëri. Di Maio ofron mbështetje për të prekurit nga tërmeti. Ai zhvilloi takime me kryeministrin Edi Rama, kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Bashën dhe Presidentin Ilir Meta. Di Maio theksoi gjithashtu mbështetjen e Italisë për ligjin ‘Anti KÇK’.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta ministri italian viziton shqiperine ilir meta ministri italian viziton shqiperine

Sondazh

Poll